AKEP ORGANIZON SEMINARIN “STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT TË AKEP PËR VITIN 2019”

workshop 1Në datat 10 dhe 11 dhjetor 2018 AKEP organizoi në Vlorë seminarin mbi  “Strategjinë dhe Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2019”. Ky seminar përbën një ndër organizimet më të rëndësishme vjetore të AKEP-it me fokus diskutimin e hapur dhe bashkëpunues me pjesëmarrësit për zhvillimet në tregun e komunikimeve elektronike dhe postare si dhe identifikimin e fushave dhe prioriteteve kryesore të punës së AKEP për vitin 2019, me qëllim përmbushjen e objektivave rregullatore të përcaktuara në legjislacionin për komunikimet elektronike dhe shërbimet postare si dhe politikat dhe strategjitë përkatëse sektoriale të qeverisë.

Seminari pati një pjesëmarrje të gjëre si të  Anëtarëve të Këshillit Drejtues të AKEP dhe drejtuesve të AKEP,  përfaqësues nga Kuvendi RSH, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Konkurrencës (AK), Komisoni i Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë si dhe përfaqësues nga operatorët kryesorë të komunikimeve elektronike në Shqipëri. Seminari u asistua dhe nga Znj.Veronica Bocarova, eksperte ndërkombëtare në fushën e komunikimeve elektronike.

workshop 2

AKEP si autoriteti rregullator për komunikimet elektronike dhe postare në Republikën e Shqiperisë është i angazhuar në promovimin e konkurrencën dhe investimeve në infrastrukturën e rrjeteve të komunikimeve elektronike dhe postare me qëllim maksimimizimin e përfitimeve të përdoruesve të të gjitha kategorive nga këto shërbime.

Bazuar në diskutimet dhe konkluzionet e Seminarit, Këshilli Drejtues i AKEP brenda muajit Dhjetor 2018 do të miratojë dhe publikojë "Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2019".