Shërbimi i akses internetit - Cilësia e shërbimit
Informacioni mbi cilësinë e shërbimit
Rregullorja e cilësisë së shërbimit:
Rregullorja e Cilësisë së Shërbimit vendos parametrat e cilësisë të aplikueshme në shërbimin e akses Internetit të cilat maten nga sipërmarrësit. Gjithashtu krijon përmbajtjen e këtyre parametrave, formatin dhe mënyrat e publikimit të informacionit mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara. Qëllimi i rregullores është që të sigurojë publikimin dhe të bëjë të vlefshme, të krahasueshme, të qarta, të plota dhe të përditësuara të dhënat e sipërmarrësve për cilësinë e shërbimeve të ofruara prej tyre.
Informacioni që duhet të përmbajë Kontrata e pajtimit
Kontrata duhet të përmbajë qartë nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit. Gjithashtu duhet bërë e njohur se kur sipërmarrësi mund të zgjedhë nëse do t’i adoptojë apo jo këta tregues :
Difektet dhe asistenca teknike
Gjithashtu rekomandohet, po në lidhje me këtë, që kontratat duhet të pasqyrojnë:
- Detyrimin e sipërmarrësit për të rënë dakord për datën dhe kohën e riparimit me përdoruesin, kurdo qoftë e nevojshme për akses të vëndit të instalimit;
- Informacion mbi shërbimin për raportimin e difekteve të raportuara dhe kushtet e funksionimit të saj (si të raportohen difektet, oret e punës, kosto e kontaktit me këtë shërbim, etj…) ;
- Niveli minimal i cilësisë i ofruar me kushtet dhe kohën që duhet për të riparuar difektet.
- Koha maksimale sipas së cilës, difekti nuk është riparuar, sipërmarrësi merr përsipër të informojë përdoruesin për situatën në lidhje me difektin e raportuar.