Pezullimi i shërbimit
Kusht kryesor i kontratës të shërbimit telefonik të lëvizshëm është që duhet të përcaktojë që shërbimi nuk mund të ndërpritet pa një njoftim paraprak, me përjashtim të rasteve të paparashikueshme, apo në kushtet e forcave madhore.Në situatat kur faturat nuk janë paguar, kontratat përcaktojnë që pajtimtarit i bëhet një njoftim paraprak, 10 ditë përpara pezullimit të kontratës, duke detajuar:
- Arsyen e pezullimit;
- Si mund të evitohet pezullimi dhe shërbimi të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse është ndërprerë.
Për më tej, gjatë periudhës së ndërprerjes dhe deri në ndërprerjen e shërbimit, pajtimtari duhet të ketë të garantuar aksesin e thirrjeve pa pagesë, të tilla si numri i emergjencës – 112.
Kërkesa për njoftim paraprak nuk aplikohet për shërbimet telefonike të parapaguara. Në këtë rast, kontrata vendos mënyrën se si përdoruesi mund të informohet herë pas here kur krediti i tyre është afër zeros dhe shërbimi i tyre shpejt do të ndërpritet po të mos bëjnë rimbushje të kartës së tyre.