AKEP – KESHILLI DREJTUES

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Roli, funksionet dhe kompetencat institucionale si organ rregullator i fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimit postar përcaktohen në legjislacionin material për komunikimet elektronike dhe shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë.

AKEP është person juridik, publik, jobuxhetor, i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

ILIR ZELA

KRYETAR

I diplomuar si Inxhinier Elektronik,në vitin 1993, e më pas Master në Telekomunikacion dhe në Inxhinierinë e Informacionit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, z. Ilir Zela ka një karrierë të gjatë në fushën e telekomunikacioneve dhe një kontribut të spikatur në sektorin publik. Ai e ka nisur karrierën e tij profesionale, si Inxhinier në Drejtorinë e Komunikimeve të Tranzitit, në Telekomin Shqiptar, për ta vazhduar si Ekspert në Departamentin e Shtetit për Telekomunikacionet, deri në vitin 1997. Prej vitit 2006 deri ne 2009, z. Zela ka punuar në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, dhe ka ofruar ekspertizën e tij si Anëtar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Prej vitit 2010 deri ne 2013, ai ka punuar në ALBtelecom sh.a, në pozicione të larta drejtuese, ndër të cilët si drejtues i Grupit Rregullator.

Prej vitit 1997 deri në vitin 2005, z. Zela ka shërbyer si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në legjislaturat XV dhe XVI, ku ka drejtuar komisionin e Industrisë dhe atë të Politikës së Jashtme. Në veprimtarinë parlamentare të tij spikat iniciimi dhe hartimi i Ligjit “Për Rolin e Kuvendit në Procesin e Integrimit Europian”. Gjatë vitit 2000, ai ka shërbyer si Ministër Shteti pranë Kryeministrit, si dhe Ministër i Punëve Publike. Gjatë periudhës 2014-2016, z. Zela ka drejtuar Inspektoratin Qendror.

Veprimtaria  në sektorin publik e z. Ilir Zela është mbështetur edhe nga njohuritë e përfituara prej diplomimit për Qeverisje Ekonomike dhe Reforma në Universitetin e Bradfordit në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e Programit Chevening Fellowship, si dhe përmes diplomimit Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Tiranes dhe ai i Nebraskes.

Z. Zela zotëron në nivel operacional gjuhën angleze dhe është njohës i mirë gjuhës frenge dhe italiane.

 

ALBAN KARAPICI – ANËTAR:      Lindur më 1968, diplomuar më 1992, “Inxhinier Elektronik” në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ka titujt M.Sc. në fushën e telekomunikacionit dhe MBA. Eshte doktorant ne Teknologjitë e Infomacionit dhe Komunikimit.

Me 19 vjet eksperience në projektimin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të telekomunikacioneve dhe radiotelevizive, ne Shqiperi dhe Kanada

Para marrjes së detyrës së Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, ishte në funksionin e Anëtarit të KKRT dhe Këshilltar në kabinetin e CEO, të kompanisë ALBtelecom.  

 

EDLIRA DVORANI – ANËTAR:      Znj Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare, e diplomuar Ekonomiste ne Universitetin e Tiranës në vitin 1992, me një karrierë të gjatë në fushën e tregjeve financiare dhe posaçërisht në atë të ekspertes së fushës së sigurimeve dhe të drejtimit në shoqërive të sigurimit.Bazuar në kualifikimet përkatëse bashkëkohore të fituara në vite pranë kompanive më të njohura botërore,  ka dhënë kontributin e saj te spikatur në strukturat teknike dhe drejtuese të shoqërive të sigurimit ku ka punuar, veçanërisht në INSIG sha, në drejtim të krijimit dhe administrimit të produkteve të sigurimit dhe të menaxhimit të shoqërisë.

Duke ushtruar së fundmi edhe detyrën e Drejtores së Përgjithshme, në periudhën 2014-2016, ka administruar dhe realizuar me sukses edhe procesin kompleks të privatizimit të INSIG sha.Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, znj Dvorani ka qenë në funksionin e  Këshilltares për analizën dhe studimin e tregjeve si edhe menaxhimin e rreziqeve të sigurimit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë ANSIG SHA.

 

KETRIN TOPÇIU – ANËTAR:      Znj. Ketrin Topçiu është eksperte ligjore dhe ka një ekperiencë disa vjecare në administratë publike si dhe pranë projekteve të ndryshme ndërkombëtare që asistojnë reformat ligjore, draftimin dhe  implementimin e legjislacionit në përputhje me  “acquis communautaire”.

Ajo është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Tiranes në vitin 1991, për të vijuar më pas me studimet pasuniversitare duke u diplomuar me titullin Master në studime evropiane. Prej shumë vitesh është Lektore për të drejtën dhe procedurat administrative dhe doktorante për studime krahasimore mbi perafrimin e legjislacionit shqiptar me EU-Law.

Para marrjes së detyrës si Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, Znj. Topciu ka ushtruar disa funksione në institucione të tjera si : Insig, Komisioni i mbikqyrjes së Sigurimeve, Ministria e Drejtësisë etj dhe prej vitit 2006 është angazhuar si eksperte ligjore për organizata të ndryshme ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë në kuadrin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë Europian.

 

XHOANA LILAJ – ANËTAR:     Znj. Xhoana Lilaj ka lindur në 1984 dhe është diplomuar në vitin 2009 pranë Universitetit të Studimeve të Barit, dega Jurisprudencë. Ajo gëzon titullin “Avokat” në Republikën e Shqipërisë.

Znj. Lilaj ka patur një eksperiencë të gjerë në Administratën Publike, duke ushtruar funksionin e juristit në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Ne vitin 2014 – 2016 Znj. Lilaj ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përafrimit të Acquis së BEsë, në Ministrinë e Integrimit Europian, duke kontribuar dhe asistuar reformat ligjore, draftimin dhe harmonizimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

Znj. Lila është eksperte trajnuese me përvojë në institucionet jo fitimprurese. Gjithashtu, ka ushtruar fuksionin e Konsulentes së Jashtme Ligjore pranë operatorit Albtelecom Sh.a, si dhe ka eksperiencë akademike si lektore në të drejtën e procedurës civile.

Nga data 13.03.2019 Znj. Lilaj është përzgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP.