Seminari mbi “Çështjet e Radiokomunikacionit për Europën” ka mbledhur në Tiranë përfaqësues të shumtë nga Autoritetet Rregullatore të vendeve të ndryshme të Europës dhe Ballkanit për të diskutuar rreth politikave me të mira të telekomunikacionit në Rajon.
Ky aktivitet u organizua gjatë 24-27 qeshorit nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshillit Koordinues Rajonal (RCC), Autoriteti I Komunikimeve elektronike dhe Postare (AKEP), Autoriteti I Mediave Audiovizive (AMA) si dhe Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ky seminar trajtoi 3 aspekte të rëndësishme të zhvillimit të telekomunikacionit sot në Rajonin tonë. Në pjesën e parë u zhvillua një trajnim për ekspertët teknike të autoriteteve rregullatore mbi menaxhimit e spektrit të frekuencave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe në përputhje me Radio Rregulloret e ITU (RR). Në pjesën e dytë u zhvillua një Forumit mbi “Ekosistemin 5G: Sfidat dhe Mundësitë për Evropën”, me qëllim të ndarjes së përvojave kombëtare nga rajoni dhe përvojave të vendeve të Bashkimit Europian. Në pjesën e tretë u trajtuan koordinimi dhe harmonizimi i politikës së spektrit të frekuencave në Ballkanin Perëndimor.
Seminari doli me disa konkluzione dhe propozime konkrete, si një kontribut i vlefshëm në implementimin e Iniciativës së ITU për Europën në Infrastrukturën Broadband, Broadcast dhe Menaxhimin e Spektrit të Frekuencave. Ky do të jetë edhe focus I rradhës i axhendës së Konferencës Botërore e Radiokomunikacioneve (WRC) që do të organizohet këtë vit nga ITU.