Rreth Akep

Rreth AKEP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Roli, funksionet dhe kompetencat institucionale si organ rregullator i fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimit postar përcaktohen në legjislacionin material për komunikimet elektronike dhe shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë.

AKEP është person juridik, publik, jobuxhetor, i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Integriteti

Paanësia

Transparenca

Efikasiteti

Profesionalizmi

Misioni

AKEP është person juridik, publik, jobuxhetor, i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Struktura e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Këshilli Drejtues

Gentian Sala

Kryetar

Me propozim të Këshillit të Ministrave dhe me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 8, datë 17 shkurt 2025, Z. Gentian Sala është emëruar Kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për një mandat 5 pesëvjeçar.

Z. Sala është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2001 dhe ka përfunduar studimet Master në “Studime Evropiane” në të njëjtin universitet. Ai mban titullin “Avokat” që prej vitit 2004.

Në fillimet e karrierës së tij, Z. Sala ka qenë aktivist për katër vite në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ku ka kontribuar në projekte me rëndësi në fushën e të drejtave të njeriut, si mbledhja e fakteve dhe dëshmive mbi gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së vitit 1999, si dhe monitorimi i burgjeve dhe dhomave të paraburgimit në Shqipëri.

Më pas, për pesë vite, ai ka drejtuar organizatën jofitimprurëse “Blej shqip”, e cila kishte në fokus promovimin e prodhimeve shqiptare. Z. Sala ka gjithashtu një eksperiencë të gjerë dhjetëvjeçare si administrator dhe aksionar në kompani të ndryshme shqiptare.

Në periudhën 2014-2021 ai ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), ku nën drejtimin e tij janë realizuar procese të rëndësishme me ndikim kombëtar, ndër të cilat:

- përfundimi i kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike,

- lirimi i brezit frekuencor nga transmetimet e paligjshme,

- ofrimi i programeve pa pagesë dhe zgjerimi i ofertës programore për publikun.

Nga viti 2021 deri në emërimin e tij në krye të AKEP, Z. Sala ka ushtruar detyrën e Koordinatorit të Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, pranë kabineteve të dy Kryeministrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe në avancimin e nismave të përbashkëta.

Edlira Dvorani

Anëtar

Znj. Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare, e diplomuar Ekonomiste në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.

Me një karrierë të gjatë në fushën e tregjeve financiare, dhe posaçërisht në atë të ekspertes së fushës së sigurimeve dhe të drejtimit të shoqërive të sigurimit. Mbështetur në kualifikimet përkatëse bashkëkohore të fituara ndër vite pranë kompanive më të njohura botërore, ajo ka dhënë kontributin e saj të spikatur në strukturat teknike dhe drejtuese të shoqërive të sigurimit ku ka punuar, veçanërisht në INSIG sh.a., në drejtim të krijimit dhe administrimit të produkteve të sigurimit dhe të menaxhimit të shoqërisë. Gjatë ushtrimit të detyrës së Drejtores së Përgjithshme (2014-2016) ka administruar dhe realizuar me sukses edhe procesin kompleks të privatizimit të INSIG sh.a. Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, znj. Dvorani ka qenë në funksionin e Këshilltares për Analizën dhe Studimin e Tregjeve si edhe Menaxhimin e Rreziqeve të Sigurimit, pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë ANSIG sh.a..

Diana Dervishi

Anëtar

Znj. Diana Dervishi është emëruar Anëtare e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me Vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 54, datë 2.4.2026. Ajo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1997. Znj. Dervishi ka një përvojë të gjatë profesionale në administratën publike dhe në sistemin e drejtësisë. Në periudhën 2023 - 2025 ka ushtruar detyrën e Këshilltares pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në vitet 2005 - 2023 ka ushtruar funksionin e Sekretares së Përgjithshme në Autoritetin e Konkurrencës. Më herët, ka mbajtur pozicionin e juristes pranë Agjencisë Kombëtare të Privatizimit (1999 - 2002) dhe atë të Ndihmës Avokates së Shtetit pranë Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit (2002 - 2005).

Që prej vitit 2005, znj. Dervishi zotëron titullin “Avokat”. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në një numër të madh trajnimesh të nivelit ndërkombëtar në fushën e së drejtës dhe praktikave të konkurrencës, si dhe në fusha të tjera të së drejtës.

Armer Juka

Anëtar

Armer Juka është emëruar anëtar i Këshillit Drejtues të AKEP-it me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në shtator të 2023-it. Më përpara, ai ka shërbyer si këshilltar i Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it duke filluar nga muaji prill 2022.

Z. Juka është avokat prej vitit 2009, me një përvojë të gjerë dhe të shumanshme në sektorin privat dhe atë publik. Ai ka ushtruar detyrën e avokatit të shtetit në fushën e arbitrazhit dhe mosmarrëveshjeve ndërkombetare gjatë viteve 2012-2014. Z. Juka ka përvojë të gjatë drejtuese dhe menaxheriale dhe ekspertizë në çështjet tregtare dhe të korporatave.
Ai është diplomuar për drejtësi në Paris II Panthéon-Assas, Francë (2007), universitet në të cilin ka përfunduar edhe studimet e masterit në të Drejtë Europiane Biznesi (2009). Z. Juka zotëron gjithashtu një Master (LL.M.) në të Drejtë Ndërkombëtare, me specializim në fushën e energjisë, nga University College London, Mbretëri e Bashkuar (2015). Ai zotëron gjuhën angleze, franceze dhe italiane.

Bleron Dokle

Anëtar

Raporte Vjetore

Plane Vjetore