Categories
Notifications

Publikohet Strategjia dhe Plani i Veprimit të AKEP për vitin 2019

Këshilli Drejtues i AKEP me Vendimin nr.100, datë 24.12.2018 miratoi dokumentin “Strategjia dhe Plani i Veprimit të AKEP për Vitin 2019”. Ky dokument përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike ku do fokusohet puna e AKEP gjatë vitit 2019. AKEP do të punojë që gjatë vitit 2019 të ketë progres në katër fusha kryesore nëpërmjet prioriteteve strategjike të identifikuara për secilën fushë dhe masat specifike për realizimin e tyre, pra Planin e Veprimit të AKEP për vitin 2019.

Dokumenti u përgatit pas Seminarit “Strategjia dhe plani i veprimit të AKEP për vitin 2019”, të organizuar nga AKEP në Vlorë më datë 10-11.12.2018, me pjesëmarrjen e punonjësve të AKEP dhe përfaqsues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Konkurrencës, Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, ekspertë të fushës si dhe nga operatorët kryesorë të komunikimeve elektronike.

Skema e mëposhtme përmban fushat kryesore dhe prioritetet strategjike të AKEP për vitin 2019.

Vendim Nr.100 datë 24.12.2018 për “Miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit të AKEP për vitin 2019”