Domain e-application
Çfarë është një emër domain-i?
Një emër domain-i është një emër që ju mund ta përdorni për të përcaktuar praninë tuaj unike në Internet. Një emër domain-i është, për shembull, “akep.al”. Në të njëjtën mënyrë si adresa juaj postare e cila mundëson që kushdo në botë të dërgojë një letër në shtëpinë tuaj ose në zyrë, edhe emri juaj i domain-it mundëson që të tjerët të gjejnë faqen tuaj të Internetit apo e-mail-in (kutinë postare elektronike), në qoftë se ju e zotëroni një të tillë.
Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”.
Nga pikëpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të mëposhtëm kur:
- Emrat përbëhen nga një karakter;
- Emrat fillojne ose mbarojne me minus “-”;
- Emrat përbëhen nga më shume se 63 karaktere;
- Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy minuse( formati “xy–”).
Si bëhet regjistrimi i domain nën zonën ”.al”?
Përpara se të regjistroni një emër si domain nën zonën “.al”, ju duhet:
- të siguroheni nëse domain-i që dëshironi të regjistroni nuk është pjesë e :
- të bëni kërkim në faqen web të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që emri i domain-it që dëshironi të regjistroni, të mos jetë markë/patente e regjistruar nga kjo drejtori:http://dppi.gov.al/dhe në fund të siguroheni nëse domain-i është i lirë për t’u regjistruar, duke kryer kërkimin në linkun e mëposhtëm:
Regjistrimi i një domain-i nën zonën ”.al” bëhet nëpërmjet AKEP dhe Regjistruesve:
- www.albtelecom.al
- www.host.al
- www.webhost.al
- www.iregister.al
- www.digicom.al
- www.softsolution.al
- www.innovahost.al
Kini parasysh: tarifat ndryshojnë nga një regjistrues në tjetrin
Sa është afati për regjistrimin e një domain nën zonën ”.al”?
Afati për regjistrimin e domain .al (dhe nëndomaineve), nga AKEP dhe Regjistruesit, është deri 3 ditë pune nga momenti i paraqitjes së formularit të rregullt të aplikimit. Paraqitja e një formulari jo të plotësuar saktë, nuk ju heq të drejtën për emrin e domain-it si dhe asnjë aplikues tjetër nuk ka të drejtë të marrë këtë domain gjatë kohës që ju jeni riplotësoni/korrigjoni të dhënat në formularin e parë. Koha për riplotësimin/korrigjimin e formularit është deri 3 ditë pune dhe lejohet riplotësim/korrigjim, vetëm 1 (një) herë. Në rast se brenda këtij afati ju, nuk riplotësoni/korrigjoni të dhënat, domain-i i kërkuar konsiderohet i lirë dhe aplikues të tjerë mund të aplikojnë për këtë emër domain-i, me të njëjtën proçedurë.
Për të regjistruar domain-in nëpërmjet AKEP ndiqen këto hapa:
- Shkarkoni Formularin për Regjistrim Domain-i dhe e plotësoni atë sipas shënimeve në formular.
- Dërgoni formularin e skanuar me e-mail ose me fax (adresa dhe numri i faksi gjenden në fund të formularit).
- AKEP kontrollon aplikimin tuaj dhe do t’ju kthejë përgjigje me e-mail tek adresat e plotësuara në aplikim.
- Nëse emri i domain–it është i lirë dhe aplikimi juaj është i rregullt, atëhere AKEP ju dërgon faturën me e-mail tek adresat e plotësuara në formular.
- AKEP konfirmon kryerjen e pagesës dhe kryen regjistrimin e emrit të domain-it.
Ju mund te kryeni regjistrimin e domain-it tuaj dhe nepermjet AKEP duke ndjekur proceduren e percaktuar ne Rregulloren e Administrimit te Domain-eve duket perdorur formularet e meposhtem:
Rregullore
Vendime të Këshillit Drejtues
- Vendim Nr.69 datë 01.10.2018 për “Shqyrtimin e ankimit administrativ të subjektit regjistrues të domaineve nën .al “Shqipëriacom sh.p.k” për anullimin e vendimit të këshillit drejtues nr.41, datë 04.06.2018”
- Vendim Nr.68 datë 01.10.2018 për ““Shqyrtimin e ankimit administrativ të subjektit regjistrues të domaineve nën .al “WEBHOST sh.p.k”” për kundërshtimin e pjesshëm të vendimit nr. 41 datë 04.06.2018 të Këshillit Drejtues të AKEP””
- Vendim Nr.67 datë 01.10.2018 për “Disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën .al dhe nëndomainet .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al” e ndryshuar”.
- Vendim Nr.58, datë 03.08.2018 për “Shtyrjen e afatit për përfundimin e shqyrtimit të ankimimit administrativ, të subjektit regjistrues “ShqipëriaCom sh.p.k” kundër Vendimit të Këshillit Drejtues Nr.41 datë 04.06.2018″
- Vendim Nr.57, datë 03.08.2018 për “Shtyrjen e afatit për përfundimin e shqyrtimit të ankimimit administrativ, të subjektit regjistrues “Webhost sh.p.k” kundër Vendimit të Këshillit Drejtues Nr.41 datë 04.06.2018″
- Vendim Nr.56 datë 03.08.2018 për “Një ndryshim në vendimin Nr.41, datë 04.06.2018, “Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren Nr.2 datë 21.02.2008″Për administrimin e emrave të domaineve nën .al dhe nëndomainet .gov.al, .mil.al, edu.al, .com.al, org.al dhe .net.al””
- Vendim Nr.41, datë 04.06.2018 Për “disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr.2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën .al dhe nëndomainet .gov.al,.mil.al,.edu.al,.com.al,.org.al dhe .net.al” e ndryshuar”
- Vendim Nr.03 datë 12.01.2018 Për “Shqyrtimin e ankimit administrativ të z. Afrim Reka kundër vendimit nr. 24, datë 15.12.2017 “për shqyrtimin e kërkesës së subjektit koha jonë në lidhje me domain kohajone .al ”.
- Vendim Nr.02 datë 12.01.2018 Për ” miratimin e dokumentit për këshillim “Për disa ndryshime në Rregulloren nr. 2 datë 21.02.2008 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nën .al dhe nëndomainet .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al” e ndryshuar”.
- Vendim Nr.24, datë 15.12.2017 Për “Shqyrtimin e kërkesës së subjektit KOHA JONË në lidhje me domain kohajonë.al
- Vendim Nr.25 datë 15.12.2017 Për “Marrjen e disa masave mbi shqetësimin lidhur me emrat nën domain.al