Rreth Akep

Rreth AKEP

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikëqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Roli, funksionet dhe kompetencat institucionale si organ rregullator i fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimit postar përcaktohen në legjislacionin material për komunikimet elektronike dhe shërbimin postar në Republikën e Shqipërisë.

AKEP është person juridik, publik, jobuxhetor, i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Integriteti

Paanësia

Transparenca

Efikasiteti

Profesionalizmi

Misioni

AKEP është person juridik, publik, jobuxhetor, i cili drejtohet nga Këshilli Drejtues që është i pavarur në marrjen e vendimeve dhe funksionon në bazë të rregullores së brendshme, të miratuar nga ai vetë. Këshilli Drejtues përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave.

Struktura e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Këshilli Drejtues

Foto Profili - Tomi Frashëri

Tomi Frashëri

Kryetar

Lindur në Tiranë më 1983. Ka kryer studimet e mesme me rezultatet më të larta në Shkollën e Gjuhëve të Huaja Asim Vokshi në Tiranë (1997-2001).

Në vitet 2002-2006 zhvilloi kursin e plotë universitar për drejtësi në Universitetin e Paris II Panthéon-Assas. Masterin Shkencor (Master 2) në të Drejtë Publike të thelluar e mbrojti me punimin «E Drejta Administrative e Provës dhe teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit». Ishte major i vitit universitar 2007 në Fakultetin e Drejtësisë në Paris. Në vitet 2007-2010 punoi si kërkues shkencor në Institutin Cujas të Universitetit Paris II Panthéon-Assas, ndërsa, prej 2010-2014, si chargé de mission pranë Ombudsmanit francez (Défenseur des droits) në sektorët e pranueshmërisë së ankimimeve, aksesit në të drejtat procesuale dhe çështjeve të përgjithshme gjyqësore. Gjatë këtyre viteve u përfshi në hartimin e reformave të Kodit Rrugor dhe trajtimit ligjor të emigrantëve. Më 2014 u ftua të punonte pranë Kabinetit të Kryeministrit të Shqipërisë si Këshilltar për Koordinimin Diplomatik dhe Protokollar, duke organizuar dhe realizuar evente publike, samite shumëpalëshe apo vizita të rëndësisë së veçantë shtetërore të nivelit të lartë, brenda dhe jashtë vendit, si dhe duke hartuar dhe mbikëqyrur reformën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe atë të nderimeve publike të Kryeministrit. Më 2017-2018 kryesoi sekretariatin teknik të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili u shenjua nga tre ekspozita madhështore («Tri ditët e Yllit të Mëngjesit»; «Urtësi e pashuar» dhe «Harta e rigjetur e Gjergj Kastriotit Skënderbeut») si dhe nga Konferenca e madhe Ndërkombëtare Albanologjike kushtuar Heroit Kombëtar (maj-nëntor 2018). Në dhjetor 2019 u zgjodh Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP nga Kuvendi i Shqipërisë. Autor i një sërë publikimesh në fushat e së drejtës dhe historisë, Tomi Frashëri është laureat në shkenca ekonomike dhe sociologjike i Akademisë së Shkencave morale dhe politike të Francës dhe i Fondacionit Charles de Gaulle në të drejtë kushtetuese. Ai është gjithashtu edhe anëtar themelues i Akademisë Shqiptare të të Rinjve, në kuadër të Akademisë së Shkencave dhe përfaqësues në forumet e saj (Komisioni i shkencave juridike, sociale, ekonomike). Flet rrjedhshëm gjuhët franceze, angleze dhe italiane.

Edlira Dvorani

Anëtar

Znj. Edlira Dvorani është eksperte e fushës ekonomike dhe financiare, e diplomuar Ekonomiste në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.

Me një karrierë të gjatë në fushën e tregjeve financiare, dhe posaçërisht në atë të ekspertes së fushës së sigurimeve dhe të drejtimit të shoqërive të sigurimit. Mbështetur në kualifikimet përkatëse bashkëkohore të fituara ndër vite pranë kompanive më të njohura botërore, ajo ka dhënë kontributin e saj të spikatur në strukturat teknike dhe drejtuese të shoqërive të sigurimit ku ka punuar, veçanërisht në INSIG sh.a., në drejtim të krijimit dhe administrimit të produkteve të sigurimit dhe të menaxhimit të shoqërisë. Gjatë ushtrimit të detyrës së Drejtores së Përgjithshme (2014-2016) ka administruar dhe realizuar me sukses edhe procesin kompleks të privatizimit të INSIG sh.a. Përpara zgjedhjes në detyrën e Anëtarit të Këshillit Drejtues të AKEP, znj. Dvorani ka qenë në funksionin e Këshilltares për Analizën dhe Studimin e Tregjeve si edhe Menaxhimin e Rreziqeve të Sigurimit, pranë Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë ANSIG sh.a..

Lorenc Bako

Anëtar

Diplomuar në Inxhinieri Elektronike në vitin 1997 dhe më vonë i profilizuar në dizenjimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike.

Prej vitit 1998 e në vazhdim punon në role drejtuese teknike dhe administrative në disa prej operatorëve të rrjeteve të shërbimeve elektronike. Duke filluar nga maji i vitit 2014 deri në shtator 2017 ka kryer funksionin e Këshilltarit për TIK të Ministrit të Inovacionit dhe Administratës Publike. Gjatë kësaj kohe ka punuar për platformën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel dhe kryesisht atë online, si dhe ka qenë Kryetari i Komitetit Teknik për projektet e programit “Shqipëria Digjitale”, pjesë e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve i qeverisë shqiptare. Në vitet 2017 - 2019 ka punuar si konsulent për projektet ICT në bashkëpunim me UNDP, Bankën Botërore dhe KQZ. Për një kohë të shkurtër gjatë vitit 2019, ka punuar pranë MIE në sektorin e Zhvillimit të Broadband dhe Politikave Spektrale.
Në vitet 2019-2021 ka punuar pranë Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare në funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Automatizimit dhe TIK, ku ka implementuar disa projekte inovative në funksion të administrimit dhe prodhimit të korporatës si dhe në fushën e transmetimit të të dhënave dhe sigurisë së sistemeve. Gjithashtu, z. Bako ka kryer një sërë trajnimesh dhe certifikimesh kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfshirë RIPE, ITU, EGA, ICDF etj.
Prej vitit 2000 është përfshirë edhe në botën akademike, duke qenë drejtues teknik i shumë prej diplomantëve në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Ka njohuri në gjuhët angleze, italiane dhe franceze. Nga data 03.02.2021 z. Bako është përzgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Anëtar i Këshillit Drejtues të AKEP.

Armer Juka

Anëtar

Armer Juka është emëruar anëtar i Këshillit Drejtues të AKEP-it me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në shtator të 2023-it. Më përpara, ai ka shërbyer si këshilltar i Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP-it duke filluar nga muaji prill 2022.

Z. Juka është avokat prej vitit 2009, me një përvojë të gjerë dhe të shumanshme në sektorin privat dhe atë publik. Ai ka ushtruar detyrën e avokatit të shtetit në fushën e arbitrazhit dhe mosmarrëveshjeve ndërkombetare gjatë viteve 2012-2014. Z. Juka ka përvojë të gjatë drejtuese dhe menaxheriale dhe ekspertizë në çështjet tregtare dhe të korporatave.
Ai është diplomuar për drejtësi në Paris II Panthéon-Assas, Francë (2007), universitet në të cilin ka përfunduar edhe studimet e masterit në të Drejtë Europiane Biznesi (2009). Z. Juka zotëron gjithashtu një Master (LL.M.) në të Drejtë Ndërkombëtare, me specializim në fushën e energjisë, nga University College London, Mbretëri e Bashkuar (2015). Ai zotëron gjuhën angleze, franceze dhe italiane.

Bleron Dokle

Anëtar

Raporte Vjetore

Plane Vjetore