E-Përdorues
E-Ankime
Trajtimi i ankesave të përdoruesve
AKEP bazuar në përcaktimet e Ligjit 9918/2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe Ligjit 45/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”, ka kompetencë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis pajtimtarëve dhe sipërmarrësve ofrues të rrjeteve dhe/ose shërbimeve të komunikimeve elektronike publike dhe midis përdoruesve dhe ofruesve të shërbimit postar.
Ankesat ose kërkesat për zgjidhje mosmarrëveshje të përdoruesve me ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike ose postare të depozituara në AKEP duhet të jenë brenda fushës së kompetencës së AKEP dhe të lidhura me problematika të lindura me ofruesin e shërbimit mbi zbatimin e kushteve kontraktore të ofrimit të shërbimit ose me zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore përkatëse në fuqi për komunikimet elektronike ose postare.
Në trajtimin e ankesave ose kërkesave për zgjidhje mosmarrëveshje të përdoruesve me ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike ose postare, AKEP vepron sipas përcaktimeve të Ligjit 9918/2008, Ligjit 45/2015, dhe kuadrit nënligjor përkatës, përfshirë:
- Rregullore 49/2021 “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe pajtimtarëve të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike”.
- Rregullore Nr.39/2015 “Për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet përdoruesit dhe ofruesit të shërbimit postar dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet ofruesve të shërbimit postar”
AKEP në rolin e strukturës përgjegjëse për zgjidhjen alternative të mosmarrvëeshjeve midis konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimit të komunikimit elektronik dhe postar, vepron gjithashtu sipas përcaktimeve të akteve ligjore/nënligjore të mëposhtëme:
- Ligji nr. 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”, i ndryshuar;
- VKM nr.1089/2020 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të drejtorisë së përgjithshme për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve, si dhe për përcaktimin e kritereve shtesë që duhet të përmbushin strukturat për zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve”
Formulari i plotësuar mund të dergohet në AKEP:
- në formë elektronike me email në adresën [email protected].
- me postë ose dorazi në adresën: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Rr. “Reshit Çollaku” nr. 42, Tiranë-Shqipëri.