Plani i Frekuencave
Me Vendimin Nr.756, datë 13.12.2024, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ka miratuar Planin Kombëtar të Frekuencave.
Ky plan është i bazuar tek Radio Rregulloret e ITU dhe Publikimet e CEPT. Plani është në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare apo nga anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në organizata ndërkombëtare.
Plani përcakton brezat e frekuencave dhe shërbimet përkatëse të radiokomunikimit, gjithashtu për secilin përdorim. Plani ka përcaktuar edhe administratorin e spektrit.
Plani ka të përcaktuara edhe rekomandimet dhe standardet teknike respektive që aplikohen për çdo përdorim të brezave të frekuencave.
Plani i Përdorimit të Frekuencave, është miratuar me vendimin e Këshillit Drejtues Nr.07, datë 06.09.2023.
Ky plan ka implementuar të gjitha ndryshimet në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.1187, datë 24.12.2020.
Plani i Përdorimit është i përditësuar me ndryshimet më të fundit të ECA Table (CEPT).
Plani garanton një përdorim efektiv dhe pa interferenca të frekuencave.
Plani bën të mundur:
- Teknikisht dhe ekonomikisht planifikimin optimal, caktimin dhe përdorimin efikas të frekuencave, duke marrë parasysh që spektri i radiofrekuencave dhe orbita gjeostacionare janë në vetvete burime të rralla dhe të fundme;
- Përftimin e kushteve për përgatitjen e rregullave mbi kushtet teknike dhe operative për përdorimin e disa frekuencave;
- Mbrojtjen nga interferencat e dëmshme;
- Rregullimin e Planit me modifikimet në nivel ndërkombëtar, si edhe bashkërendimet që rezultojnë nga përmbushja e marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me fqinjët dhe vendet e tjera;
- Rregullimin e përdorimit të brezave të radiofrekuencave ndërmjet shërbimeve radio dhe përdoruesve; dhe
- Implementimin e teknologjive të reja dhe zhvillimin e komunikimeve radio.
Plani i përdorimit të frekuencave përfshin:
a) brezat e frekuencave të percaktuara në Planin Kombëtar të Frekuencave (PKF) të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 1187, datë 24.12.2020“Për miratimin e planit kombëtar të frekuencave” (PKF), për përdorime “civile”, të cilat mund të përdoren për qëllime civile, si dhe zbatimet e shërbimeve radio të përcaktuara në këto breza frekuencash;
b) rregullat lidhur me përdorimin e brezave të frekuencave, përfshi karakteristika të administrimit të frekuencave për rrjete të radiokomunikimeve dhe radio stacionet dhe të pajisjeve radio, metodën e dhënies së frekuencave, raste të ndryshëm nga autorizimi individual i përdorimit të frekuencave, kërkesat teknike dhe kushtet e operimit lidhur me operimin e radio sistemeve;
c) Implementimin e ndryshimeve të rëndësishme që kanë pësuar brezat GSM, IMT, BWA, etj. si përsa i përket teknologjive të aplikuara në këto breza ashtu edhe shërbimeve të ofruara.
Plani jep në detaje, mënyrën e ndarjes së kanaleve, kanalet e mundshme për caktim, parametrat teknike që duhet të zbatohen etj.
Anekset dhe Kërkesat Teknike të Ndërfaqeve Radio janë pjesë integrale e Planit të përdorimit të frekuencave.
Kërkesat Teknike të Ndërfaqeve Radio përcaktojnë kushtet për përdorimin e frekuencave dhe pajisjeve radio për komunikimet elektronike në breza të ndryshëm frekuencash si dhe regjimin e përdorimit të tyre.
Plotësimi i kërkesave themelore përbën kushtin kryesor për ofrimin në treg dhe vendosjen në përdorim të pajisjeve radio për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë.
- Nderfaqet Radio Sherbimi Tokesor i Levizshem
- Nderfaqet Radio Sherbimi Aeronautik
- Nderfaqet Radio Sherbimi Detar
- Nderfaqet Radio Sherbimi Lidhje Fikse Pike – Pike
- Nderfaqet Radio Sherbimi Satelitor Fiks
- Nderfaqet Radio Sherbimi Satelitor i levizshem
- GUIDE Koordinimi Satelitor
Anekset përmbajnë ndarjet e detajuara në kanale të brezave të frekuencave për radio sistemet, kritere për përdorimin e tyre, statusin e secilës frekuence dhe zonën e përdorimit.