Telefoni
Zgjedhja e shërbimit të qëndrueshëm telefonik
Vendimi për të kontraktuar shërbimin e qëndrueshëm telefonik duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.
Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:
Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: bërjen e thirrjeve lokale, kombëtare, ndërkombëtare, transferimin e thirrjeve, dërgimin e mesazheve, etj.
Llojin e konsumit tuaj: nëse do të përdorni vetëm këtë shërbim, ose më shpesh, në periudha të caktuara të një dite apo të një jave, veçanërisht nëse thirrjet tuaja do të jenë në numra të caktuara; nëse ju dëshironi të kufizoni konsumin në një vlerë të caktuar; nëse dëshironi të paguani vetëm për shërbimin që ju përdorni, etj…
Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës,
Shpenzimet që lidhen me instalimin dhe përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qirave, si edhe të dhëna për ndonjë ulje;
Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm kur ju dëshironi ta përdorni atë;
Shërbimet kryesore përfshirë edhe reklamat, të cilat janë të disponueshme: për shembull, disponueshmëria për të bërë dhe marrë thirrje ndërkombëtare dhe aksesi për shërbimet e emergjencës dhe shërbime të tjera, përfshirë identifikimin e linjës nga vjen thirrja dhe linjës që shkon, shërbimet e operatorit, numeratorët, shërbimi i kërkimit të të dhënave në numerator, veç thirrjeve selektive;
Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në konsideratë mënyrën e përdorimit të shërbimit.;
Ndonjë kufizim në aksesin e përdorimit të shërbimit: që rezulton, në veçanti nga verifikimi paraprak i kushteve teknike të nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh.pamundësia për akses Interneti në regjistrimin për një produkt të përcaktuar të shërbimit telefonik, pamundësia për të bërë thirrje duke përdorur para-zgjedhjen për lloje të caktuara numrash);
Nivelet e cilësisë të ofruara nga operatorë të ndryshëm: Përdoruesit e shërbimit të telefonisë fikse mund të zgjedhin paketën me të leverdisshme ndërmjet operatorëve që e ofrojne këtë shërbim, duke u orientuar në guidën e mëposhtme.
Tarifat e telefonisë fikse
Lidhja e kontratës
Kontratat e pajtimit për shërbimin telefonik të qëndrueshëm, ose kushtet e përgjithshme, ose kushtet e veçanta, përmbajnë informacionin e duhur që duhet marrë në konsideratë kur nënshkruajmë për një shërbim të veçantë.
Gjatë lidhjes së kontratës së pajtimit sigurohu që kontrata e pajtimit, ndër të tjera, të përmbajë:
- informacion mbi shërbimin dhe cilësinë e tij, si dhe kohën për lidhjen fillestare;
- mënyrën e mirëmbajtjes së shërbimit të ofruar;
- informacion të hollësishëm për tarifat;
- mënyrat e kompensimit dhe të rimbursimit në rastet kur shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë;
- udhëzime për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
- mundësinë që të dhënat e përdoruesit të mos publikohen në numëratorin telefonik;
- kontratat nuk duhet të detyrojnë lidhjen e saj me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj dhe me një kohëzgjatje minimale prej 12 muaj.
Tarifat
Sipërmarrësit e telefonisë së qëndrueshme, në përgjithësi, janë të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
Tarifat e shërbimit universal, që përbëhen nga një minimum i përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të arritshëm për të gjithë përdoruesit në territorin e vendit, dhe me çmime të përballueshme, janë objekt rregullimi nga AKEP. Ofruesit e shërbimit universal mund të ofrojnë tarifa opsionale, paketa tarifore të veçanta për pajtimtarët me të ardhura të pakta dhe/ose për pajtimtarët me nevoja të veçanta.
- Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
- Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
- Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
- Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
- Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
- Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
- Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
- Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
- Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
- Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE NË SHQIPËRI
Cilësia e Shërbimit
Që përdoruesit të jenë të informuar kur duhet të zgjedhin një sipërmarrës të shërbimit të qëndrueshëm telefonik, apo ofertën që plotëson më mirë kërkesat e tyre, ata duhet të jenë të mirëinformuar dhe me cilësinë e shërbimit të çdo sipërmarrësi. Kjo përfshin dhe sipërmarrësin e shërbimit universal.
Kjo do të thotë që në rastin kur sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë nivele të caktuara të cilësisë dhe nuk i përmban ato, përdoruesi ka të drejtën e kompesimit, të cilën duhet ta kërkojë direkt nga sipërmarrësi, ose nëpërmjet AKEP, ose gjykatës. Nëse sipërmarrësi zgjedh të ofrojë shërbime jo me cilësinë e kërkuar, kjo gjë duhet specifikuar në Kontratën e pajtimit.
Kontrata duhet të përmbajë qartë nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdorueisn, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Faturimi
Sipërmarrësit që ofrojnë shërbim të qëndrueshëm telefonik duhet t’u ofrojnë pajtimtarëve të tyre faturë mujore.
Në kontrata duhet të jetë e specifikuar që fatura e shërbimit do të jetë mujore, ndërsa pajtimtarët duhet të kenë të drejtën të kontrollojnë faturat e tyre dhe të paguajnë edhe pjesërisht, pra të ekzistojnë fatura me vlera të pjesshme.
Në këtë kontekst AKEP rekomandon që kontrata të përfshijë:
- Specifikime të faturës së detajuar kur kërkohet nga pajtimtari;
- Si do të emetohet fatura (në formë elektronike apo dorazi);
- Koha e pagesës pas dërgimit të faturës;
- Çmimi (kur është i aplikueshëm) i ndonjë lloj tarifimi;
- Opsione të disponueshme për pajtimtarin për llojet e faturave, kur është e aplikueshme;
- Pasojat e pagesave të vonuara të faturave.
Sipas legjislacionit aktual, fatura e detajuar për shërbimet telefonike publike duhet të përfshijë, edhe pagesën fikse mujore për shërbimin;
Në proçesin e faturimit, thirrjet me kohëzgjatje më të vogël se një sekond nuk bëjnë sens. Ekziston një kohë minimum që përbën atë që quhet “produkti i zërit”. Kjo plotëson nevojën minimale për përdoruesit për të realizuar kontaktin dhe nuk mund të konsiderohet një konsum minimum i detyrueshëm dhe aq më pak një tarifë aktivizimi.
Në vazhdim kjo kohë minimale, do të kishte sens për faturimin për/sekond pa kohëzgjatjen e thirrjes në total. Prandaj, gjithë sipërmarrësit kanë një tarifë të tillë – një kohë fillestare të ndjekur nga tarifimi për/sekond – duket mënyra më e mirë e sigurimit të raportit midis kërkesës për vendosjen e tarifave nga sipërmarrësit dhe legjislacionit që lidhet me to.
Pezullimi i shërbimit
Kusht kryesor i kontratës të shërbimit të qëndrueshëm telefonik është që duhet të përcaktojë që shërbimi nuk mund të ndërpritet pa një njoftim paraprak, me përjashtim të rasteve të paparashikueshme apo në kushtet e forcave madhore.
Në situatat kur faturat nuk janë paguar, kontrata duhet të përcaktojë që pajtimtarit i bëhet një njoftim paraprak, 10 ditë përpara pezullimit të kontratës, duke detajuar:
- Arsyen e pezullimit;
- Si mund të evitohet pezullimi dhe shërbimi të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse është ndërprerë.
Sipërmarrësi mund të pezullojë shërbimin vetëm mbas plotësimit të kushteve në rastin e mos-pagesës së faturave. Edhe në këtë situatë pajtimtari ka të drejtën e pagesës së pjeshme të faturës dhe të marrjes së faturës për këtë pagesë. Në këtë rast ndërprerja mund të jetë e kufizuar për shërbimet që janë paguar, përveç rastit kur është teknikisht e pamundur të bëhet ndarja e shërbimeve.
Për më tej, gjatë periudhës së ndërprerjes dhe deri në ndërprerjen e shërbimit, pajtimtari duhet të ketë të garantuar aksesin e thirrjeve pa pagesë, të tilla si numri i emergjencës – 112.
Ndryshimi i operatorit të shërbimit-Portabiliteti
Portabiliteti është ndryshimi i sipërmarrësit të ofrimit të shërbimit duke ruajtur të njëjtin numër.
A mund të ndryshohet sipërmarrësi i ofrimit të shërbimit?
Ju mund të ndryshoni sipërmarrësin e ofrimit të shërbimit, por në disa raste do të jeni të detyruar t’i paguani kompensim operatorit që largoheni. Kjo do të varet nga lloji dhe kushtet e kontratës. Në rast dyshimi pyeteni operatorin që planifikoni të largoheni.
Duhet bërë kujdes që gjatë lidhjes së kontratës me operatorin e ri të përmbushen të gjitha pritshmëritë tuaja në lidhje me shërbimet e ofruara, tarifat dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kontratat e lidhura ndërmjet konsumatorëve dhe sipërmarrësve të shërbimeve të komunikimeve elektronike nuk duhet të detyrojnë lidhjen e kontratës me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj. Sipërmarrësit kanë detyrimin t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë e lidhjes së kontratës me afat maksimal 12 muaj.
A mund të mbani të njëjtin numër me ndryshimin e operatorit?
Po, por me kusht që të mbeteni në të njëjtën zonë telefonike.
Ju duhet të bëni një marrëveshje me operatorin tuaj të ri dhe të nënshkruani një autorizim duke treguar dëshirën tuaj për të mbajtur numrin dhe duke bërë të mundur që operatori juaj i ri të ndërmarrë hapat e nevojshëm me operatorin tuaj të mëparshëm. Përpara largimit, ju duhet t’i paguani të gjitha detyrimet operatorit të mëparshëm.
Ky shërbim i portimit të numrit është falas.
Ankesa dhe Probleme me shërbimin
Si të ankohemi për zbatimin e kushteve kontraktore për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike?
1. Faza e parë – ankesa/sqarime tek ofruesi i shërbimit në telefon/pikat e shitjes.
Në kushtet kontratës së pajtimit përcaktohen mënyra dhe proçedura për ankesat, ku jepen numrat e telefonit, adresat dhe kontaktet për kujdesin me klientët.
Ju keni të drejtë të ankoheni apo të kërkoni sqarime tek ofrouesi i shërbimit. Në rast se nuk jeni të kënaqur me sqarimet e dhëna nga punonjësi me anë të telefonit apo mjeteve të tjera elektronike, ju mund të ankoheni me shkrim tek ofruesi i shërbimit.
2. Faza e dytë – ankesa me shkrim
Ju duhet t’i drejtoni një ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit të Internetit brenda 15 ditëve nga:
- marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose
- nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.
Me marrjen e ankesës, ofruesi i shërbimit të Internetit, duhet të verifikojë shumën e faturuar dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, dhe pas verifikimit, t’ju konfirmojë ose t’i korrigjojë ato.
Ofruesi i shërbimit duhet t’ju dorëzojë përgjigjen me shkrim, jo më vonë se 15 ditë nga marrja e ankesës.
Nëse nuk jeni dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit, ju mund të filloni një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, ose mund ta paraqisni rastin para gjykatës.
3. Faza e tretë – zgjidhja e mosmarrëveshjes në AKEP
Pas marrjes së përgjigjes nga ofruesi i shërbimit lidhur me ankesën, nëse nuk jeni dakort, mund të kërkoni zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim.
Kërkesa paraqitet me shkrim dhe duhet të përmbajë fakte dhe prova, në të cilat është bazuar.
Forma e paraqitjes së kërkesës me shkrim,Formulari ,
dërgohet me postë ose dorazi në adresën:
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Rruga “Reshit Çollaku”
Tiranë, Shqipëri
ose në formë elektronike nëpërmjet aplikacionit online: e-ankime / [email protected]
Kërkesës duhet t’i bashkëlidhni:
- të dhënat që shërbejnë për identifikimin dhe adresën tuaj;
- të dhënat që shërbejnë për identifikimin dhe adresën e ofruesit të shërbimit;
- objektin e kërkesës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
- parashtrimin e pretendimeve dhe kundërshtimeve ndaj përgjigjes së ofruesit të shërbimeve lidhur me ankimin.
Në përfundim të procedurës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, AKEP-i del me një rekomandim me shkrim se si duhet të zgjidhet mosmarrëveshja.
Në rast se rekomandimi nuk pranohet, secila nga palët mund të kërkojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes në gjykatën kompetente.
Zgjedhja e shërbimit të lëvizshëm telefonik
Vendimi për të kontraktuar shërbimin telefonik të lëvizshëm duhet të rezultojë nga një zgjedhje e vetëdijshme dhe pas një informacioni të plotë mbi këtë shërbim.
Kur vendosni, duhet të keni në konsideratë faktorë të tillë si:
- Nevojat tuaja në përdorimin e shërbimit: bërjen dhe marrjen e thirrjeve në çdo vend, dërgimin dhe marrjen e mesazheve me tekst të shkurtër (SMS) dhe mesazheve multimediale (MMS), patja akses për e-mail dhe Internet, download-im ringtone dhe muzikë, etj.
Në çdo rast ju duhet të jeni të kujdesshëm, ta keni si rregull të përgjithshëm, që sa më shumë kërkesa të keni aq më e madhe do të jetë kosto e shërbimit të kërkuar; - Llojin e konsumit tuaj: nëse ju kërkoni fleksibilitet në përdorimin e këtij shërbimi; nëse e përdorni shërbimin vetëm për numra të caktuar; nëse ju dëshironi të kufizoni konsumin në një vlerë të caktuar; nëse ju dëshironi të paguani vetëm për shërbimin që ju përdorni, etj.;
- Tarifat më të përshtatshme: planet tarifore që janë më të përshtatshme për përdorimin e shërbimit në kohë të caktuara të ditës, javës, ose për të kontaktuar numra të caktuar; tarifat më të leverdishme kur përdorimi i shërbimit është i limituar; paketat e minutave, me kushte fleksibël të përdorimit, etj.;
- Shpenzimet që lidhen me përdorimin e shërbimit: të gjitha llojet e tarifave për përdorim dhe mirëmbajtje, tarifat periodike të qerave, si edhe të dhëna për ndonjë ulje;
- Mbulimi i shërbimit: nëse shërbimi është i disponueshëm në zonat që ju dëshironi ta përdorni atë;
- Shërbimet përfshirë edhe reklamat, të cilat janë të disponueshme: disponueshmëria për të bërë dhe marrë thirrje ndërkombëtare dhe aksesi për shërbimet e emergjencës dhe shërbime të tjera, përfshirë identifikimin e numrit nga vjen thirrja dhe numrit që shkon, shërbimet e operatorit, shërbimi i kërkimit të të dhënave në numerator, shërbimet e informimit veç thirrjeve selektive;
- Pajisjet që duhen për shërbimin: Ju duhet të kontrolloni çfarë karakteristikash duhet të kenë pajisjet, duke marrë në konsideratë nevojat tuaja dhe mënyrën e përdorimit të shërbimit;
- Ndonjë kufizim në aksesin e përdorimit të shërbimit: që rezulton, në veçanti nga verifikimi paraprak i kushteve teknike të nevojshme për ofrimin e shërbimit (p.sh.pamundësia për akses Interneti në regjistrimin për një produkt të përcaktuar të shërbimit telefonik, pamundësia për të bërë thirrje duke përdorur para-zgjedhjen për lloje të caktuara numrash);
- Nivelet e cilësisë të ofruara nga operatorë të ndryshëm.
Ofruesit aktivë të këtij shërbimi janë :
Sipërmarrësit që ofrojnë shërbim telefonik të lëvizshëm kanë detyrimin të publikojnë tarifat e shërbimeve dhe të mundësojë informimin e publikut edhe nëpërmjet aksesit në distancë, duke bërë të mundur krahasimin e tarifave të disponueshme për thirrjet zanore, SMS dhe MMS.
Përdoruesit e shërbimit telefonik të lëvizshëm mund të zgjedhin paketen më të leverdisshme ndërmjet operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim, duke u orientuar në guiden e mëposhtme:
Tarifat e telefonisë së levizshme
Lidhja e kontratës
Kontratat e pajtimit për shërbimin telefonik të lëvizshëm, ose kushtet e përgjithshme, ose kushtet e veçanta, përmbajnë informacionin e duhur që duhet marrë në konsideratë kur nënshkruajmë për një shërbim të veçantë.
Përpara nënshkrimit të kontratës së shërbimit, ju duhet të jeni informuar me kushtet e saj kryesore, që do të thotë që gjithë përdoruesit duhet të lexojnë me kujdes përmbajtjen, përpara se të marrin përsipër detyrimet kontraktuale.
Gjatë lidhjes së kontratës së pajtimit sigurohu që kontrata e pajtimit, ndërt të tjera, të përmbajë:
- informacion mbi shërbimin dhe cilësinë e tij, si dhe kohën për lidhjen fillestare;
- mënyrën e mirëmbajtjes së shërbimit të ofruar;
- informacion të hollësishëm për tarifat;
- mënyrat e kompensimit dhe të rimbursimit në rastet kur shërbimi i kontraktuar nuk plotëson nivelin e cilësisë së parashikuar në kontratë;
- udhëzime për procedurat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve;
- mundësinë që të dhënat e përdoruesit të mos publikohen në numëratorin telefonik;
- kontratat nuk duhet të detyrojnë lidhjen e saj me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj dhe me një kohëzgjatje minimale prej 12 muaj.
Tarifat
Sipërmarrësit e telefonisë së lëvizshme janë, në përgjithësi, të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
AKEP-i ka të drejtë të zbatojë rregullimin e tarifave nëpërmjet një vendimi për rregullimin e tarifave edhe për shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës.
Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
- Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
- Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar. Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
– Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
– Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
– Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
– Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
– Shpenzimet për qeranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
– Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
– Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
– Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
– Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin kontratës;
Informacion i përgjithshëm
Duke përdorur roaming ndërkombëtar, një përdorues i shërbimeve të komunikimeve të lëvizshmë mund t’i përdorë shërbimet gjatë udhëtimit nëpër botë, duke bërë dhe marrë thirrje, dërguar dhe marrë mesazhe (SMS), dërguar dhe marrë të dhëna të tjera (si MMS dhe Internet) dhe të ketë akses për kërkesa të tjera për shërbimin, duke përdorur rrjetin telefonik të lëvizshëm të një a më shumë ofruesve që operojnë në vëndet ku ke shkuar. Në këtë mënyrë, me roaming ndërkombëtar është e mundur të përdorni telefonin tuaj nëpër botë pa ndryshuar numër.
Shërbimet e ofruara me roaming, që përfshijnë shërbimin telefonik të lëvizshëm, janë zakonisht më të shtrenjta.
Përdoruesit shpesh janë të pandërgjegjësuar për rregullat e tarifave specifike të aplikuara për roaming: që ata tarifohen për thirrjet që ata marrin kur janë jashtë vendit dhe përdorin roaming dhe gjithashtu për thirrjet që marrin në postën zanore të tyre.
Roaming në kufi
Përdoruesit e rrjetit kombëtar të lëvizshëm pranë zonës së kalimit të kufirit nganjëherë, padashur e gjejnë veten duke përdorur roaming në kufi, kur ata e përdorin telefonin e tyre për të bërë dhe marrë thirrje, thirrje-video, ose dërgim dhe marrje SMS apo MMS.
Në të tilla raste përdoruesit gjejnë që janë tarifuar me tarifat roaming nga sipërmarrësit e vëndit të tyre, që janë zakonisht më të shtrenjta se ato të aplikuara në vend, dhe gjithashtu mund të jenë tarifuar edhe për marrjen e thirrjeve.
Një situatë e tillë e roaming mund të rezultojë nga faktorë të ndryshëm, përfshirë dhe problemet sporadike në mbulimin e shërbimit ose boshllëqeve momentale në rrjet. Megjithatë, është e pamundur të parandalohen dukuritë e roaming të padëshirueshëm, dhe prandaj përdoruesit duhet të jenë të informuar mbi këtë çështje dhe të jenë të informuar për masat që mund të merren për t’i parandaluar këto fenomene.
Aktivizimi i roaming mund të zbulohet nëpërmjet identifikimit të rrjetit të sipërmarrësit të huaj, marrjen e mesazheve të mirëseardhjes ose mesazhet e informimit mbi tarifat e roaming të cilat sipërmarrësi kombëtar është i detyruar të dërgojë kur përdoruesit i fillon roaming.
Për të bllokuar roaming e padëshirueshëm, përdoruesit duhet të kontaktojnë sipërmarrësit e tyre për të mësuar nëse shërbimi roaming është aktiv dhe çfarë veprimesh duhen ndërmarrë për ta deaktivizuar përfundimisht apo përkohësisht, ose manualisht të selektojë rrjetin e sipërmarrësit kombëtar.
Për roaming Ballkani Perëndimor kliko këtu
Cilësia e shërbimit
Informacioni mbi cilësinë e shërbimit
Së bashku me çmimin, cilësia e shërbimit është një element thelbësor për konsumatorin kur zgjedh një shërbim ose një ofrues shërbimi.
Në të njëjtën kohë cilësia e shërbimit varet nga karakteristikat teknike të pajisjes fundore, nga lloji i teknologjisë së aplikuar dhe nga elementët e rrjetit.
Për të gjetur ofertën që i plotëson pritshmëritë e tij, konsumatori duhet të informohet jo vetëm për ҫmimet, por edhe për cilësinë aktuale të këtyre shërbimeve
Informacioni që duhet të përmbajë kontrata e pajtimit
Kontrata duhet të përmbajë qartë nivelet e cilësisë së shërbimit që sipërmarrësi merr përsipër të sigurojë për përdoruesin, d.m.th. minimumi i niveleve të cilësisë së shërbimit që çon në pagesën e kompesimit ose të rimbursimit kur nuk sigurohet cilësia e duhur.
Veç përcaktimit të kohës maksimale të lidhjes së shërbimit nga sipërmarrësi, e cila duhet të përfshihet në kontratë , AKEP-i sugjeron që sipërmarrësit duhet të përfshijnë tregues të caktuar të cilësisë në kontratën e pajtimit.
Shiko me tepër: Informacioni mbi cilësinë e shërbimit
Faturimi
Sipërmarrësit që ofrojnë shërbim telefonik të lëvizshëm duhet t’u ofrojnë pajtimtarëve të tyre faturë mujore.
Në kontrata duhet të jetë e specifikuar që Fatura e shërbimit do të jetë mujore, ndërsa pajtimtarët duhet të kenë të drejtën të kontrollojnë faturat e tyre dhe të paguajnë edhe pjesërisht, pra të ekzistojnë fatura me vlera të pjesshme.
Në këtë kontekst AKEP-i rekomandon që kontrata të përfshijë:
- Specifikime të faturës së detajuar kur kërkohet nga pajtimtari;
- Si do të emetohet fatura (në formë elektronike apo dorazi);
- Koha e pagesës pas dërgimit të faturës;
- Çmimi (kur është i aplikueshëm) i ndonjë lloj fature;
- Opsione të disponueshme për pajtimtarin për llojet e faturave, kur është e aplikueshme;
- Pasojat e pagesave të vonuara të faturave.
Fatura e detajuar
Pajtimtarët e shërbimit telefonik të lëvizshëm kanë të drejtë të marrin faturë të detajuar sipas kërkesës së tyre.
Vemë në dukje, që kushtet në të cilat bëhet e disponueshme fatura e detajuar, si edhe niveli i detajimit, janë të përcaktuara nga sipërmarrësi sipas termave të vendosura në kontratat e pajtimit.
Pezullimi i shërbimit
Kusht kryesor i kontratës të shërbimit telefonik të lëvizshëm është që duhet të përcaktojë që shërbimi nuk mund të ndërpritet pa një njoftim paraprak, me përjashtim të rasteve të paparashikueshme, apo në kushtet e forcave madhore.
Në situatat kur faturat nuk janë paguar, kontratat përcaktojnë që pajtimtarit i bëhet një njoftim paraprak, 10 ditë përpara pezullimit të kontratës, duke detajuar:
- Arsyen e pezullimit;
- Si mund të evitohet pezullimi dhe shërbimi të kthehet në gjendjen e mëparshme, nëse është ndërprerë.
Sipërmarrësi mund të pezullojë shërbimin vetëm mbas plotësimit të kushteve në rastin e mos-pagesës së faturave. Edhe në këtë situatë pajtimtari ka të drejtën e pagesës së pjeshme të faturës dhe të marrjes së faturës për këtë pagesë. Në këtë rast ndërprerja duhet të jetë e kufizuar për shërbimet që janë paguar, përveç rastit kur është teknikisht e pamundur të bëhet ndarja e shërbimeve.
Ndryshimi i operatorit të shërbimit-Portabiliteti
Portabiliteti është ndryshimi i sipërmarrësit të ofrimit të shërbimit duke ruajtur të njëjtin numër.
A mund të ndryshohet sipërmarrësi i ofrimit të shërbimit?
Ju mund të ndryshoni sipërmarrësin e ofrimit të shërbimit, por në disa raste do të jeni të detyruar t,i paguani kompensim operatorit që largoheni. Kjo do të varet nga lloji dhe kushtet e kontratës.. Në rast dyshimi pyeteni operatorin që planifikoni të largoheni.
Bëni kujdes që gjatë lidhjes së kontratës me operatorin e ri të përmbushen të gjitha pritshmëritë tuaja në lidhje me shërbimet e ofruara, tarifat dhe kohëzgjatjen e kontratës. Kontratat e lidhura ndërmjet konsumatorëve dhe sipërmarrësve të shërbimeve të komunikimeve elektronike nuk duhet të detyrojnë lidhjen e kontratës me një afat fillestar prej më shumë se 24 muaj. Sipërmarrësit kanë detyrimin t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë e lidhjes së kontratës me afat maksimal 12 muaj.
A mund të mbani të njëjtin numër me ndryshimin e operatorit?
Po. është e mundur të ndryshoni operator dhe të mbani të njëjtin numër.
Megjithatë, duhet ta ndryshoni kartën SIM dhe ta merrni atë nga operatori juaj i ri (mos harroni të ruani ndonjë informacion që gjendet në kartën tuaj të vjetër SIM).
Më poshtë jepen 10 gjërat që duhet të dini për të bartur numrin tuaj:
- Informohu mbi të gjitha ofertat e ofruesve të shërbimit dhe zgjidh atë që është më e mira për ty.
- Lexo me kujdes kontratën me ofruesin e shërbimit aktual, për të kërkuar nenet e përfundimit të kontratës ose për kushtet e ndërprerjeve në raste të veçanta.
- Nëse përdorni një kartë të parapaguar, krediti i mbetur nuk mund të trasferohet.
- Plotësoni kërkesën standarte për bartjen e numrit, e cila është e vlefshme edhe tek një nga zyrat e pranimit të ofruesit të shërbimit.
- Plotësoni me kujdes kërkesën për bartjen e numrit. Nëse ju nuk plotësoni të dhënat e kërkuara, sistemi do ta refuzojë atë.
- Plotësoni kërkesën e bartjes së numrit në zyrën e ofruesit të shërbimit ku e keni marrë atë, ose telefononi Shërbimin e Klientit për të mësuar ku mund ta plotësoni kërkesën për bartjen e numrit (nëse ju e keni shkarkuar atë nga interneti).
- Ju duhet të plotësoni kërkesën standarte për bartjen e numrit tek operatori marrës, bashkë me një kopje të kartës së identitetit dhe një kopje të faturës së fundit të lëshuar nga operatori dhënës. Nëse ju dërgoni një person tjetër, duhet ta pajisni me prokurë apo autorizim.
- Caktoni me operatorin tuaj datën që ju dëshironi të bartni numrin – në kushte normale, 3 ditë pune nga data e plotësimit, por jo më shpejt se dita e tretë dhe jo më shumë se 90 ditë pune.
- Operatori marrës do t’ju kontaktojë për të njoftuar rregullat dhe datën e saktë kur do të bartet numri dhe kur duhet të shkoni për të firmosur kontratën. Shërbimi do të ndërpritet për afersisht 6 orë për të mundësuar operatorin të kryejë bartjen. Ndërkohë, ju nuk do të keni mundësi të merrni apo të bëni thirrje telefonike. Nëse ju dëshironi për të bartur një numër telefoni fiks, ju duhet të qëndroni në shtëpi për kohën e caktuar me operatorin. Nëse dëshironi të bartni një numër telefoni të lëvizshëm, ju duhet të shkoni tek një nga zyrat e operatorit marrës për të marrë një SIM kartë të re, me të njëjtën numër telefoni.
- Mos dërgoni kërkesa për bartjen te shumë operatorë! Zgjidhni një operator marrës dhe plotësoni kërkesën vetëm tek operatori përkatës.
Ankesa dhe probleme me shërbimin
Si të ankohemi për zbatimin e kushteve kontraktore për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike?
Faza e parë – ankesa/sqarime tek ofruesi i shërbimit në telefon/pikat e shitjes.
Në kushtet kontratës së pajtimit përcaktohen mënyra dhe proçedura për ankesat, ku jepen numrat e telefonit, adresat dhe kontaktet për kujdesin me klientët.
Ju keni të drejtë të ankoheni apo të kërkoni sqarime tek ofrouesi i shërbimit. Në rast se nuk jeni të kënaqur me sqarimet e dhëna nga punonjësi me anë të telefonit apo mjeteve të tjera elektronike, ju mund të ankoheni me shkrim tek ofruesi i shërbimit.
Faza e dytë – ankesa me shkrim
Ju duhet t’i drejtoni një ankesë me shkrim ofruesit të shërbimit të Internetit brenda 15 ditëve nga:
- marrja e faturës për shërbimin e ofruar, nëse ankesa i referohet shumës së faturuar për shërbimin e ofruar; ose
- nga ofrimi i shërbimit, nëse ankesa i referohet cilësisë së shërbimit të ofruar.
Me marrjen e ankesës, ofruesi i shërbimit të Internetit, duhet të verifikojë shumën e faturuar dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara, dhe pas verifikimit, t’ju konfirmojë ose t’i korrigjojë ato.
Ofruesi i shërbimit duhet t’ju dorëzojë përgjigjen me shkrim, jo më vonë se 15 ditë nga marrja e ankesës.
Nëse nuk jeni dakord me përgjigjen me shkrim të ofruesit të shërbimit, ju mund të filloni një procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, ose mund ta paraqisni rastin para gjykatës.
Faza e tretë – zgjidhja e mosmarrëveshjes në AKEP
Pas marrjes së përgjigjes nga ofruesi i shërbimit lidhur me ankesën, nëse nuk jeni dakort, mund të kërkoni zgjidhjen e mosmarrëveshjes në AKEP, brenda 15 ditëve nga marrja e përgjigjes me shkrim.
Kërkesa paraqitet me shkrim dhe duhet të përmbajë fakte dhe prova, në të cilat është bazuar.
Forma e paraqitjes së kërkesës me shkrim, Formulari ,
dërgohet me postë ose dorazi në adresën:
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare
Rruga “Reshit Çollaku”
Tiranë, Shqipëri
ose në formë elektronike nëpërmjet aplikacionit online: e-ankime / [email protected]
Kërkesës duhet t’i bashkëlidhni:
- të dhënat që shërbejnë për identifikimin dhe adresën tuaj;
- të dhënat që shërbejnë për identifikimin dhe adresën e ofruesit të shërbimit;
- objektin e kërkesës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes;
- parashtrimin e pretendimeve dhe kundërshtimeve ndaj përgjigjes së ofruesit të shërbimeve lidhur me ankimin.
Në përfundim të procedurës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, AKEP-i del me një rekomandim me shkrim se si duhet të zgjidhet mosmarrëveshja.