Tarifa
Sipërmarrësit e telefonisë së qëndrueshme, në përgjithësi, janë të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
Tarifat e shërbimit universal, që përbëhen nga një minimum i përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të arritshëm për të gjithë përdoruesit në territorin e vendit, dhe me çmime të përballueshme, janë objekt rregullimi nga AKEP-i.
Ofruesit e shërbimit universal mund të ofrojnë tarifa opsionale, paketa tarifore të veçanta për pajtimtarët me të ardhura të pakta dhe/ose për pajtimtarët me nevoja të veçanta.
– Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
– Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar.
Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
- Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
- Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
- Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
- Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet për qiranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
- Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
- Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
- Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
- Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin e kontratës;
TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE NË SHQIPËRI
Historiku
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI MARS 2024
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI NËNTOR 2023
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI GUSHT 2023
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI MAJ 2023
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI DHJETOR 2022
TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Tetor 2022
TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Qershor 2022
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Dhjetor 2021
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Shtator 2021
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Gusht 2021
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Maj 2021
- TARIFAT E SHERBIMIT NGA RRJETE FIKSE DHE INTERNET BROADBAND NE SHQIPERI Prill 2021
Sipërmarrësit e telefonisë së lëvizshme janë, në përgjithësi, të lirë të përcaktojnë dhe vendosin tarifat.
AKEP-i ka të drejtë të zbatojë rregullimin e tarifave nëpërmjet një vendimi për rregullimin e tarifave edhe për shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës.
Për t’u pajisur me informacion rreth tarifave, duhet të kujtoni që:
– Sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë informacion të saktë dhe të hollësishëm për tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike. Ky informacion publikohet me anë të mjeteve të informimit publik.
– Si përdorues i ndonjë sipërmarrësi, të dhënat e tarifave duhet të jepen në kontratën e pajtimit, nëpërmjet informimit se si ju mund të siguroni informacion të përditësuar për të gjitha tarifat e aplikuara. Ky informacion duhet t’u mundësojë kontrollin mbi shumën e faturuar.
Prandaj Kontrata e pajtimit duhet të përmbajë:
- Llojin dhe nivelin e tarifave të aplikueshme për ofrimin e shërbimit;
- Mënyrat e pagesës, ose njoftimi që informacioni jepet në faturë;
- Kosto e instalimit ose ri-instalimit të shërbimeve, kur aplikohet;
- Nivelet minimale të konsumit (mujore ose ndryshe), aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet e mirëmbajtjes, aty ku janë të aplikueshme;
- Shpenzimet për qiranë e pajisjeve, aty ku janë të aplikueshme;
- Kushtet kryesore të alokimit të zbritjeve të llogarisë, kur aplikohen;
- Periudhat pik dhe off-pik, kur aplikohen, dhe tarifat gjatë këtyre periudhave;
- Si dhe ku, pajtimtari mund të sigurojë informacion të përditësuar mbi tarifat;
- Tarifat e aplikueshme për shërbimin, që janë në fuqi ditën e nënshkrimit të kontratës, që vendosen në aneksin kontratës;
TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI
Historiku
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI MARS 2024
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI GUSHT 2023
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI MAJ 2023
TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI Dhjetor 2022
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI TETOR 2022
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI QERSHOR 2022
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI DHJETOR 2021
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI SHTATOR 2021
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI GUSHT 2021
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI MAJ 2021
- TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI PRILL 2021
Në përputhje me përcaktimet e nenit 19, të ligjit Nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në republikën e Shqipërisë”, parashikohet se çdo person fizik ose juridik, i cili, për qëllime fitimi, parashikon të ofrojë shërbime postare, ndër të tjera duhet të njoftojë AKEP-in përpara fillimit të ofrimit të shërbimit.
• tarifat e parashikuara për ofrimin e shërbimeve postare;
• deklarimin e zonës së ofrimit të shërbimeve postare.
Në vijim të sa më lart, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar Udhëzimin Nr.5, datë 25.06.2021 “Për miratimin e rregullave mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare” i cili ka për qëllim të rregullojë përcaktimin e kërkesave specifike për nxitjen e ofrimit më të mirë të shërbimeve postare ndërkufitare të pakove postare, në plotësim të përcaktimeve të ligjit nr., 46/2015, “Për shërbimet postare ne Republikën e Shqipërisë”
Objekti i këtij udhëzimi lidhet me:
a. mbikëqyrjen rregullatore, në lidhje me shërbimet e dërgesave të pakove postare;
b. transparencën e tarifave dhe vlerësimin e tarifave për disa shërbime të dërgesave të pakove ndërkufitare, me qëllim identifikimin e atyre të cilat janë të larta pa asnjë arsye;
c. informacionin për konsumatorët të vënë në dispozicion nga treguesit, në lidhje me shërbimet e dërgesave të pakove ndërkufitare.
Neni 4 i udhëzimit të mësipërm, parashikon se të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove ndërkufitare, përjashtuar ofruesit e parashikuar në pikën 5, të nenit 3, brenda datës 31 janar të çdo viti kalendarik, i vënë në dispozicion AKEP-it listën publike të tarifave të zbatueshme nga data 1 janar e çdo vitit kalendarik, për dërgesat e çdo objekti të vetëm postar, përveç objekteve të korrespondencës, që bëjnë pjesë në kategoritë e listuar në aneksin 1. Dhe AKEP-i, brenda datës 28 shkurt të çdo viti kalendarik, publikon të dhënat për tarifat e shërbimeve të dërgesave ndërkufitare për pakot e ofruara nga ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që publikimi bëhet në një link të dedikuar të faqes së AKEP-it, e cila do jetë neutral dhe jo me karakter tregtar.
Tarifat e shërbimeve postare ndërkufitare
Historiku