Roli i AKEP në mbrojtje të përdoruesit

Roli i AKEP në mbrojtje të përdoruesit

Si vepron AKEP për mbrojtjen e interesave të përdoruesit?

AKEP-i e përmbush përgjegjësinë e tij për mbrojtjen e interesave të përdoruesve nëpërmjet:

  1. Mbikëqyrjes, kontrollit dhe monitorimit të veprimtarisë të sipërmarrësve të komunikimeve elektronike dhe postare;
  2. Zgjidhjes së mosmarrëveshjeve midis pajtimtarëve dhe sipërmarrësve të komunikimeve elektronike dhe postare;
  3. Nxitjes së konkurrencën eficiente për sigurimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare për të krijuar mundësi që çdo kategori përdoruesish, përfshirë dhe përdoruesit me aftësi të kufizuara, të kenë përfitime maksimale në kuptimin e çmimit dhe cilësisë;
  4. Ndërhyrjes për rregullimin e tarifave për:
    • shërbimet e përfshira në skemën e shërbimit universal, të ofruara nga ofruesi i shërbimit universal;
    • shërbimet e ofruara nga sipërmarrësi me fuqi të ndjeshme në treg në tregun përkatës të komunikimeve elektronike;
  5. Vlerësimin e kontratës tip të sipërmarrësve të tregut të komunikimeve elektronike;
  6. Organizimit të këshillimeve publike për dokumente rregullatorë për tregun e komunikimeve elektronike dhe postare për të tërhequr edhe mendimin e përdoruesit;
  7. Garantimit të aksesit të barabartë dhe mundësisë së zgjedhjes për përdoruesit me aftësi të kufizuara;
  8. Garantimit të publikimit të informacionit transparent, të krahasueshëm dhe të përditësuar mbi tarifat, politikave të kompensimit/rimbursimit;
  9. Bashkëpunimin me shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve, dhe njësive të ngritura pranë institucioneve shtetërore.

Rregullore