Categories
Njoftime

NJOFTIM PËR MEDIAT

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në kuadër të veprimeve administrative për përmirësimin e kuadrit rregullator në funksion të ligjshmërisë, lidhur me zbatimin e kompetencës së përcaktuar në shkronjën k) të nenit 8 të ligjit nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, për administrimin e domain cc. TLD.al dhe nëndomanet e tij,  me Vendim të Këshillit Drejtues nr. 41, datë 04. 06.2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 2 datë 21.02.2018 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nen.al dhe nëndomainet.gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.a dhe .net.al” e ndryshuar” bëri disa shtesa dhe ndryshime në Rregulloren nr. 2 datë 21.02.2018 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nen.al dhe nëndomainet.gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.a dhe .net.al”.

Me ndryshimet e kryera, AKEP përmirëson kushtet dhe përcaktimet e kësaj rregulloreje në lidhje me afatet e veprimeve me domainet, afatet e përdorimit të domaineve .al dhe nëndomaineve, shmangien e praktikave abuzuese e lidhur kjo edhe me numrin e domaineve, të drejta dhe detyrime të Regjistruesve të domaineve .al dhe nëndomaineve, rritjen e transparencës për publikun të rregullave të AKEP për domainet .al dhe nëndomainet, përmirësimin dhe sistemimin e informacionit për domainet .al në faqet ëeb të Regjistruesve dhe në faqen ëeb të AKEP, miratimin e listës së domaineve të rezervura dhe domaineve të ndaluara, etj.

Vërejmë se në portale të mediave elektronike, rregullat e vendosura për numrin e lejuar të posedimit të domain.al përfshirë nëndomainet për individët dhe subjektet fizike dhe juridike private/tregtare  (përfshirë Regjistruesit e domaineve .al)  konsiderohen kufizuese dhe në kundërshtim me Kushtetutën, me arsyetimin se këto ndryshime bien ndesh me ligjin dhe tejkalojnë kompetencat e AKEP. Sipas tyre “Rregullorja krijon një kontekst për censurë duke detyruar subjektet përdoruese të domaineve.al të kufizojnë numrin e domaineve nën përdorim”.

AKEP, duke e vlerësuar jo të drejtë këtë informacion, pa dashur të paragjykojë arsyet dhe qëllimin e vërtetë të autorëve të tij, në interpretim pajtues me rregullat e vendosura sqaron publikun e interesuar se:

  1. Numri i lejuar i domaineve .al sipas rregullit të ri të përcaktuar në pikën 7.1 b) të Rregullores, nuk përbën një numër kufizues (apo censurues) mbi të drejtën e përdorimit të këtyre domaineve, por një rregull procedurial kushtëzues sasior për të orientuar përdorimin e tyre efektiv sipas qëllimit për të cilin janë marrë në posedim, brenda një afati 1(një) vjeçar.
  2. Nëse një posedues ka nevojë për një numër më të madh domainesh .al, apo nëndomainesh të tij, se sa ai i përcaktuar në pikën 7/1 b) të Rregullores, duke arsyetuar nevojën, është i lejuar të pajiset nga AKEP me të drejtën e posedimit të tyre  duke vendosur kushtin e përdorimit brenda afatit 1(një) vjeçar.

Ky rregull është i sanksionuar në pikën 7/1 c) të Rregullores sipas së cilës: “Në rast se për nevoja teknike, tregtare, etj, por të arësyetuara, kërkohet të regjistrohen më shumë domaine .al se numri i përcaktuar në pikën b, regjistrimi i domaineve shtesë bëhet vetëm me miratimin e AKEP, por me kushtin që të vendosen në punë sipas afatit të mësipërm. Të interesuarit mund ti drejtojnë këtë lloj kërkese Regjistruesit të preferuar (ose AKEP nëse ka domaine të regjistruara nëpërmjet AKEP). Regjistruesi e përcjell elektronikisht këtë lloj kërkese në AKEP brenda 3 ditë pune e cila shqyrtohet dhe i jepet përgjigje Brenda afateve dhe përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative”.

Vendosja e këtyre rregullave është bërë nga AKEP, pasi është analizuar sjellja e deritanishme e të gjitha kategorive të poseduesve të domain.al, nevojat e tyre historike statistikore,  rastet abuzive dhe keqpërdorimi për arsye interesi në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, duke ia nënshtruar paraprakisht vendimmarrjen një procesi të gjatë kosultimi publik dhe dëgjesave me palët e interesuara. Në mbrojtje të interesave legjitime të çdo poseduesi të domain.al dhe nëndomaineve të tij , për të mos lejuar  keqpërdorimin e mëtejshëm abuziv dhe antiligjor të përdorimit të tyre, u vendos kushti i përdorimit të një numri të caktuar domainesh, por jo të kufizuar, brenda afatit 1(një) vjeçar, si dhe u parashikua investimi i AKEP si organ i shqyrtimit administrative të ankesave të mundshme nga subjektet e interesuara.

Këto rregulla janë në pajtim të plotë me ligjin dhe Kushtetutën dhe natyrisht në mospajtim të plotë me interesat abusive në dëm të konsumatorit.

Nëpërmjet ndryshimeve të bërë në Rregulloren nr. 2 datë 21.02.2018 “Për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve nen.al dhe nëndomainet.gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.a dhe .net.al” e ndryshuar” AKEP si organ kompetent rregullator, garanton mbrojtjen e interesave legjitime të çdo grupi interesi në përputhje të plotë me Kushtetutë dhe kuadrin ligjor në fuqi për këtë qëllim. Gjithashtu, në përputhje me procedurat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative, AKEP mirëpret çdo kërkesë për rishqyrtim administrativ të këtyre rregullave, deri në 1(një) muaj nga data e publikimit të aktit administrativ (VKD nr. 41, datë 04.06.2018).