Tiranë, 12 Mars 2025_Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) mirëpriti në ambjentet e institucionit delegacionin e UPU-së, në kuadër të gadishmërisë operacionale në e-commerce (ORE 3), i cili u zhvillua në Tiranë.
Kryetari i AKEP z. Gentian Sala zhvilloi një takim konstruktiv me përfaqësuesit e UPU-së, ku u diskutua mbi sfidat dhe perspektivat e sektorit postar në Shqipëri në epokën e digjitalizimit, si dhe mbi masat rregullatore për të nxitur zhvillimin e tregtisë elektronike.
AKEP konfirmoi angazhimin institucional për të mbështetur dhe lehtësuar zhvillimin e shërbimeve postare në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe inovacionit në këtë sektor.
Në përputhje me ndryshimet e parashikuara nga ligji i ri, AKEP do të ndërmarrë masa për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të këtij sektori.