Skip to the content Skip to main content

AKEP

Aa- Aa+
Përdorues më aftësi të kufizuara
  • AL
  • EN
logo-akep
  • Rreth AKEP
    • Misioni
    • Struktura
    • Këshilli Drejtues
    • Raporte Vjetore
    • Plane Vjetore
  • Vendime & Akte
    • Vendime të Këshillit Drejtues
    • Komunikime Elektronike
    • Shërbime Postare
    • Akte të Interesit
    • Analiza Tregu
    • Memorandume Mirëkuptimi
  • Konsultime
    • Procedura e këshillimit publik
    • Konsultime në proces
    • Konsultime të përfunduara
  • Përdorues
    • Atlas
    • Portabiliteti i Numrit
    • Roaming
    • Mbrojtja e përdoruesit
    • Internet
    • Telefoni
    • Shërbime Postar
    • e-Përdorues
    • Përdorues më aftësi të kufizuara
    • e – Konformiteti
  • Publikime
    • Regjistrat
    • Statistika
    • Tarifa
    • Plani i Frekuencave
    • Plani i Numeracionit
    • Pagesa
    • Vende Vakante
    • Infrastruktura rrugore e ndërtimit
    • Lista e domaineve/linkeve per bllokim aksesi
    • Njoftime
  • Integrimi Europian
Testi i shpejtësisë
ATLAS
e-Aplikime
e-Ankesa
logo-akep
  • Rreth Akep
    • Misioni
    • Struktura
    • Këshilli Drejtues
    • Raporte vjetore
    • Plane Vjetore
  • Vendime & Akte
    • Vendime të Këshillit Drejtues
    • Komunikimet Elektronike
    • Postare
    • Akte të Interesit
    • Analiza Tregu
    • Memorandume Mirëkuptimi
  • Konsultime
    • Procedura e këshillimit publik
    • Konsultime në proces
    • Konsultime të përfunduara
  • Përdorues
    • QoS
    • Atlas
    • Portabiliteti
    • Roaming
    • Mbrojtja e përdoruesit
    • Internet
    • Telefoni
    • Shërbim Postar
    • e-Përdorues
    • Përdorues më aftësi të kufizuara
  • Publikime
    • Regjistrat
    • Statistika
    • Tarifa
    • Plani i Frekuencave
    • Plani i Numeracionit
    • Pagesa
    • Vende vakante
    • Insfrastuktura rrugore e ndërtimit
    • Lista e domaineve/linkeve per bllokim aksesi
    • Njoftime
  • Integrimi Europian
  • E-aplikime
  • E-Ankesa
  • QoS
  • ATLAS
  • AL
    • EN
Categories
Uncategorized @sq

Elementor #8496


← AEK – AKEP: Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit → Njoftim mbi zhvillimin e provimit radioamator

Programi i Transparencës
Na kontaktoni

Rreth AKEP

Misioni
Struktura
Këshilli Drejtues
Raporte Vjetore
Plane Vjetore

Vendime & Akte

Vendime të Këshillit Drejtues
Komunikime Elektronike
Shërbime Postare
Akte të Interesit
Analiza Tregu
Memorandume Mirëkuptimi

Konsultime​

Procedura e këshillimit publik
Konsultime në proces
Konsultime të përfunduara

Përdoruesi

Atlas
Portabiliteti i Numrit
Roaming
Mbrojtja e përdoruesit
Internet
Telefoni
Shërbim Postar
E-Përdorues

Publikime​

Regjistrat
Statistika
Tarifa
Plani i Frekuencave
Plani i Numeracionit
Pagesa
Vënde Vakante
Infrastruktura rrugore e ndërtimit
Njoftime

Copyright © 2026 AKEP Të gjitha të drejtat e rezervuara.

 

NJOFTIM PËR SHTYP

 

Me vendimet nr. 29 dhe nr. 30, të datës 25 nëntor 2024, Këshilli Drejtues i AKEP-it miratoi dhënien e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave në brezin 3,5 GHz për sipërmarrësit e komunikimeve elektronike ONE Albania sh.a  dhe Vodafone Albania sh.a, duke i hapur kështu rrugën implementimit te teknologjisë 5G në vendin tonë.

Sipërmarrësi ONE Albania sh.a merr në përdorim 120 MHz në brezin e frekuencave 3420-3540 MHz (spektër i paçiftuar), ndërsa Vodafone Albania sh.a merr në përdorim po 120 MHz në brezin 3680-3800 MHz, spektër i paçiftuar.

Pajisja e sipërmarrësve me autorizimet individuale kryhet pas realizimit me sukses të tenderit publik me procedurë të hapur me objekt: “Mbi dhënien e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400 – 3800 MHz (3.5 GHz)” dhe pas shlyerjes, nga ana e sipërmarrrësve fitues, të pagesave përkatëse në buxhetin e shtetit dhe në llogarinë e AKEP-it.

Në përputhje me kushtet e Autorizimeve Individuale, sipërmarrësit janë të detyruar që, përmes këtyre frekuencave, të mbulojnë me shërbim 55% të popullsisë deri në fund të vitit 2027 dhe 85% të popullsisë deri në fund të vitit 2030. Brenda vitit 2025, sipërmarrësit kanë detyrimin të sigurojnë mbulimin e porteve, aeroporteve dhe disa hapësirave të tjera me rëndësi social-ekonomike. Mes kushteve të tjera të përdorimit të këtyre frekuencave, sipërmarrësit ONE Albania dhe Vodafone Albania marrin përsipër angazhimin që të negociojnë me sipërmarrës të tjerë, si operatorët virtualë (MVNO-të), aksesin në kapacitetet e tyre radio, në funksion të politikës rregullatore të AKEP-it për të nxitur konkurrencën në nivel shërbimesh.

Lançimi i teknologjisë 5G brenda këtij viti shënon një etapë kyçe për vendin tonë në përmbushjen e agjendës digjitale, sipas planit broadband të Këshillit të Ministrave dhe objektivave të Bashkimit Europian. Në dhënien e autorizimeve në brezin 3400-3800 MHz, njërin nga brezat pionerë të 5G-së, Shqipëria ka ndjekur nga afër ecurinë dhe ritmin e Bashkimit Europian, ku Mbretëria e Vendeve të Ulëta ishte shteti i fundit anëtar që akordoi në korrik të 2024-ës autorizimet e përdorimit në këtë brez.

AKEP-i mbetet i përkushtuar të vendosë sa më parë, në përdorim të sektorit të komunikimeve elektronike brezin 700MHz, brezin tjetër kryesor të 5G-së, pas lirimit të tij nga mediat audiovizuale, me synim  mbulimin e plotë të territorit dhe të popullsisë me shërbim cilësor 5G.

Për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave 3400 Mhz – 3800 Mhz

       NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E TENDERIT PUBLIK

Për dhënien e së drejtës së përdorimit të frekuencave 3400 Mhz – 3800 Mhz

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), si organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parashikimet e nenit 69, të ligjit nr. 9918, datë 19.5.2008, “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 1252, datë 10.9.2008, “Për miratimin e rregullave të zhvillimit të tenderit publik, për dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave”, i ndryshuar, dhe Dokumentin-Shkresa nr. 4215/1 prot., datë 7.6.2024 (nr. 2264/24 prot., i AKEP, datë 11.6.2024) të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Vendimin e Këshillit Drejtues të AKEP Nr.20, datë 27.08.2024 për “Miratimin e dokumentit të tenderit publik me procedurë të hapur me objekt “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz”, hap tenderin:

Procedura e prokurimit: Procedurë e Hapur

Objekti: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 3400-3800 MHz”

Referenca: AKEP/3400-3800MHz/2024

Afati për pranimin e ofertave: : 17/10/2024, ora 10:00

Adresa: Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

Rruga: “Reshit Çollaku”

Tiranë – Shqipëri

Gjuha e ofertave:  Shqip ose Anglisht

Informacione të mëtejshme: Dokumenti i Tenderit mund të shkarkohet në linkun e mëposhtëm

Dokumenti i tenderit 3400-3800 MHz