Categories
Njoftime

Publikimi i informacionit për konsumatorët për krahasimin e tarifave të shërbimeve celulare

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka publikuar në faqen e internetit informacionin mbi tarifat e sipërmarrësve të rrjetet celulare për të mundësuar krahasimin mes tyre në shërbim të pajtimtarëve/ konsumatorëve. Dokumenti përmban tarifat/planet kryesore të shërbimit te telefonisë celulare përkundrejt datës referencë të vendosur në fillim të dokumentit.

Duke qenë se tregu është aktiv dhe në këtë dokument informacioni është i përmbledhur, konsumatorëve ju këshillohet të konsultojnë edhe të dhënat në faqet e internetit të sipërmarrësve, në pikat e shitjes ose kujdesit të klientit të operatorëve celularë, në mënyrë që asistohen sa më mirë në zgjedhjet e tyre.

Për më shumë klikoni më poshtë:

TARIFAT E SHËRBIMIT NGA RRJETE CELULARE NË SHQIPËRI

Sqarim: Paraqitja e subjekteve në këtë dokument është bërë sipas rendit alfabetik. Në të gjitha tarifat është e përfshirë tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH).