Categories
Njoftime Slideshow

AKEP Zhvillon Vizitë Zyrtare Pranë Agjencisë të Komunikimeve Elektronik të Maqedonisë së Veriut (AEK)

Shkup, 4 prill 2025 – Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, z. Gentian Sala, së bashku me Anëtaret e Këshillit Drejtues z. Lorenc Bako dhe z. Bleron Dokle, dhe zyrtarë të institucionit, zhvilluan një takim pranë Agjencisë për Komunikimet Elektronike (AEK) të Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim mikpritës ishin z. Jeton Akiku, Drejtor i AEK, Kryetari i Komisioni të AEK, z. Orce Simov, si dhe anëtarët e tjerë të këtij komisioni.

Gjatë takimit Kryeatri i AKEP shprehu gadishmërinë për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet AKEP dhe AEK, si dhe vuri theksin në intensifikimin e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, kryesisht përsa i përket aspekteve rregullatore në fushën e komunikimeve elektronike, mbështetur edhe në Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Marrëveshjet Teknike që janë në fuqi ndërmjet dy institucioneve, me fokus në vazhdimin e bashkëpunimit në monitorimin e spektrit në zonat kufitare. Përfaqësuesit e AEK shprehën shqetësimin për mos lirimin e brezit 700 MHz nga operatorët audio-viziv, dhe kërkuan një angazhim të AKEP në institucionet përkatëse për zgjidhjen e problematikës.

Gjatë takimit palët zhvilluan një dialog të gjerë mbi aspekte rregullatore të tregut të komunikimeve elektronike, situatën aktuale, zhvillimet e pritshme në tregjet e përbashkëta. Gjithashtu, ky bashkëpunim do të përfshijë aspektet e implementimit të Kodit Evropian për Komunikimet (ECC) dhe Aktin e Tregut Digjital (Digital Market Act) si dhe aplikimet e tyre në kuadrin rregullatorë të brendshëm në rrugën e përbashkët të të dy institucioneve në transpozimin e acquis communautaire.

Drejtori i AEK u shpreh i bindur se, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve do të njoh rritje konkrete dhe praktike në aspektet që kërkojnë qasje të përbashkëta.