Categories
Njoftime Slideshow

Njoftimi Para Mbërritjes, një hap drejt modernizimit të shërbimeve postare

Njoftimi “Para Mbërritjes” (Pre-Arrival Notification), sistemi që do të mundësojë shkëmbimin paraprak të të dhënave për dërgesat postare përpara mbërritjes së tyre në vend, ishte në fokus të një takimi pune mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Gjatë takimit u diskutua koordinimi i veprimeve dhe përgatitja teknike e operatorëve të shërbimit postar për zbatimin e këtij mekanizmi, i cili parashikohet të bëhet funksional gjatë vitit 2026.

Vënia në funksion e këtij sistemi pritet të përshpejtojë përpunimin e dërgesave, të përmirësojë analizën e riskut dhe të mbështesë një menaxhim më efikas e më të sigurt të flukseve postare, në përputhje me standardet ndërkombëtar