AKEP dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë formalizuar bashkëpunimin përmes marrëveshjes së nënshkruar nga Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, dhe Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Adrian Civici.
Të pranishëm gjatë takimit ishin anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP, znj. Diana Dervishi dhe z. Armer Juka.
Gjithashtu gjatë nënshkrimit morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, i cili me një kontribut shumëvjeçar në fushën akademike dhe institucionale, sjell një dimension të veçantë në këtë bashkëpunim, si dhe Prof. Luljeta Kodra.
Formalizimi i marrëveshjes përbën pikënisjen e një bashkëpunimi që do të vijojë me hapa konkretë, përmes shkëmbimit të ekspertizës, leksioneve të hapura, trajnimeve, praktikave mësimore dhe aktiviteteve të përbashkëta.
Një bashkëpunim që synon të afrojë më tej dijen akademike me përvojën institucionale dhe profesionale, duke krijuar hapësira të reja ndërveprimi dhe shkëmbimi njohurish.


