Categories
Njoftime Slideshow

18 mars 2026 – AKEP i bashkohet nismës për dhurimin vullnetar të gjakut

Përgjegjësia sociale, si një angazhim që shkon përtej funksioneve ligjore dhe administrative për të luajtur një rol aktiv dhe pozitiv në shoqëri, konkretizohet përmes mbështetjes aktive ndaj komunitetit.

Në këtë kuadër, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) iu bashkua nismës për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, në mbështetje të nevojave të vazhdueshme të sistemit shëndetësor.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i AKEP, z. Gentian Sala, anëtarët e Këshillit Drejtues, si dhe stafi i institucionit, duke dëshmuar angazhimin për të kontribuar përtej detyrave të përditshme dhe për të qenë pranë komunitetit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare do të vijojë të mbështesë iniciativa që forcojnë solidaritetin dhe ndërgjegjësimin qytetar, duke kontribuar në mirëqenien e shoqërisë.