Categories
Njoftime

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është anëtarësuar në Grupin Europian të Rregullatorëve të Mesdheut (EMERG)

Në mbledhjen e jashtëzakonshme plenare të datës 12 dhjetor 2022, EMERG votoi unanimisht në favor të kërkesës së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për  anëtarësimin pranë EMERG.

Si anëtar i EMERG, AKEP do të jetë pjesë e politikave dhe strategjive të reja për të përballuar sfidat e radhës të platformës rajonale, e cila po bën bashkë vendet e zonës mesdhetare, përgjegjëse për rregullimin në sektorin e komunikimeve elektronike, duke synuar përafrimin me kuadrin rregullator europian.

EMERG u krijua më 1 korrik 2008 në Maltë, si një platformë e pavarur e Autoriteteve Rregullatore Kombëtare për Rrjetet dhe Shërbimet e Komunikimeve Elektronike. Ky rrjet prej 27 anëtarësh udhëhiqet nga parimet e një partneriteti që synon ta kthejë rajonin e Mesdheut në një zonë të përbashkët paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti, përmes forcimit të dialogut politik dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë, ato financiare, sociale dhe kulturore.

Këtu link