Categories
Njoftime Slideshow

Prezantohet Kryetari i ri Këshillit Drejtues të AKEP z. Gentian Sala.

z. Gentian Sala më datë 19 shkurt ka marrë zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Me propozim të Këshillit të Minstrave sipas vendimit nr. 42, datë 22.01.2025 z. Gentian Sala u emërua në seancën e datës 17 shkurt të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si Kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, për një periudhë 5-së vjeçare. Në prezantimin e tij në mjediset e AKEP-it, ishte e pranishme edhe znj. Evis Fico, drejtor i Kabinetit të Kuvendit si dhe anëtarët në detyrë të Këshillit Drejtues të AKEP.

Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat e reja, prioritetet dhe strategjitë që lidhen me rolin e autoritetit si rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe postare.