Categories
Njoftime Slideshow

26 Mars 2026 – AKEP merr pjesë në Match Maker Albania 2026

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) mori pjesë në një nga aktivitetet më të rëndësishme të biznesit dhe investimeve në vend, Match Maker Albania 2, duke vënë në fokus rolin thelbësor të komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Nëpërmjet garantimit të rrjeteve të sigurta dhe një mbulimi cilësor në të gjithë territorin, AKEP kontribuon në ndërtimin dhe konsolidimin e një tregu dinamik dhe konkurrues.

Gjatë këtij eventi, AKEP prezantoi kuadrin rregullator të komunikimeve elektronike, zhvillimet në infrastrukturën dhe shërbimet digjitale, si dhe mundësitë për investime dhe partneritete në një mjedis të hapur dhe të qëndrueshëm. Pjesëmarrja në këtë platformë bashkëpunimi dhe inovacioni shërben për forcimin e dialogut me aktorët e tregut dhe promovimin e një klime të favorshme për zhvillimin e sektorit.