Categories
Njoftime Slideshow

AKEP merr pjesë në trajnimin profesional të USTTI 2026 mbi teknikat moderne të menaxhimit dhe monitorimit të spektrit të frekuencave

Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në trajnimin profesional, organizuar nga United States Telecommunications Training Institute (USTTI), me temë “Teknikat moderne të menaxhimit dhe monitorimit të spektrit të frekuencave”, zhvilluar më 4-8 maj 2026 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky trajnim mblodhi ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve rregullatore nga vende të ndryshme të botës, duke ofruar njohuri të avancuara mbi monitorimin e spektrit të frekuencave, teknikat moderne të menaxhimit dhe planifikimit të spektrit, identifikimin dhe shmangien e interferencave të dëmshme, si dhe përdorimin e teknologjive dhe sistemeve bashkëkohore të monitorimit.

Pjesëmarrja e AKEP në këtë aktivitet ishte një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e eksperiencave dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e administrimit dhe monitorimit efikas të spektrit të frekuencave, një burim natyror me rëndësi strategjike për zhvillimin e komunikimeve elektronike.

AKEP mbetet i angazhuar në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe ndjekjen e zhvillimeve më të fundit teknologjike dhe rregullatore ndërkombëtare, me qëllim garantimin e përdorimit efikas të spektrit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe operatorët e komunikimeve elektronike në Shqipëri.