Categories
Njoftime Slideshow

AKEP forcon kapacitetet profesionale në fushën e infrastrukturës publike digjitale

Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në trajnimin profesional të ITU Academy, organizuar në bashkëpunim me International Telecommunication Union (ITU) dhe TalTech – Tallinn University of Technology, me temë “GovStack Essentials: Transforming Public Services with Modern Digital Infrastructure”.

Trajnimi mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve publike nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mbi transformimin digjital të shërbimeve publike.

Në fokus të programit ishin infrastruktura publike dighitale, ndërveprueshmëria e sistemeve, përdorimi i komponentëve dixhitalë të standardizuar dhe të ripërdorshëm, si dhe zhvillimi i shërbimeve moderne, të integruara dhe të orientuara drejt qytetarëve dhe bizneseve. Pjesëmarrja e AKEP në këtë program ndërkombëtar kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në njohjen me praktikat dhe zgjidhjet më të avancuara në fushën e transformimit dixhital.