Categories
Njoftime Slideshow

Shqipëria, vendi mikpritës i Takimi të 3-të të Rrjetit të Kontaktit të BEREC

BEREC është organizmi që bashkon autoritetet rregullatore kombëtare të komunikimeve elektronike në Evropë, duke kontribuar në një qasje të koordinuar për zhvillimin dhe rregullimin e këtij sektori.

Këtë shtator, Takimi i 3-të i Rrjetit të Kontaktit të BEREC (BEREC Contact Network – CN) po zhvillohet në Tiranë, me Shqipërinë si vendin mikpritës.

Sot dhe nesër, më 10 – 11 shtator, përfaqësues të autoriteteve rregullatore evropiane mblidhen në kryeqytetin shqiptar për këtë takim të rëndësishëm në kuadër të punës së BEREC.

Për Tiranën dhe Shqipërinë, është një kënaqësi të mirëpresim këtë takim evropian dhe komunitetin rregullator që ai sjell në vendin tonë.