Inteligjenca artificiale, transformimi digjital dhe roli i grave në teknologji ishin në qendër të trajnimit rajonal “Women Shaping the Digital Future: AI, ICT and Innovation”, ku morën pjesë edhe përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).
Trajnimi u organizua nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të Programit Rajonal “EU4 Gender Equality”, të financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me ZORA – Rrjeti i Grave në Teknologji në Serbi.
Ky trajnim bashkoi gra sipërmarrëse dhe profesioniste, përfaqësuese të institucioneve publike dhe të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor, për të shkëmbyer përvoja mbi fuqizimin e grave në fushat STEM, TIK dhe të inovacionit.
Në fokus ishin perspektiva gjinore në transformimin digjital, mundësitë dhe sfidat e inteligjencës artificiale, si dhe forcimi i rrjeteve profesionale rajonale.
Pjesëmarrja e AKEP kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale për një zhvillim digjital më gjithëpërfshirës, ku gratë jo vetëm marrin pjesë, por edhe udhëheqin.


