Categories
Njoftime Slideshow

AKEP zhvillon provimet për radioamatorët

Në mbështetje të zhvillimit të radioamatorizmit në Shqipëri, AKEP organizoi në ambientet e tij, në datat 27- 29 tetor 2026, provimet për certifikimin e radioamatorëve në nivelet Bazë, Novice, HAREC si dhe provimin e kodit Mors.

Përmes këtij procesi, AKEP synon të promovojë radioamatorizimin si një fushë me potencial për edukimin teknologjik, inovacionin dhe përfshirjen e brezave të rinj, si dhe të mbështesë zhvillimin e një komunitetit aktiv radioamator në Shqipëri.