Categories
Njoftime Slideshow

Tiranë, 24 prill 2026 – Vizitë zyrtare e delegacionit të ITU në ambientet e AKEP

Në ambientet e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) u zhvillua sot një vizitë zyrtare e delegacionit nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (International Telecommunication Union,  ITU), i kryesuar nga Drejtori i Zyrës për Zhvillim të Telekomunikacioneve (BDT), z. Cosmas Zavazava dhe z. Jaroslaw Ponder, Drejtor i Zyrës për Evropën në ITU.

Delegacioni i ITU u prit nga përfaqësues të AKEP z. Bleron Dokle, Anëtar i Këshillit Drejtues, z. Lorenc Bako, Këshilltar i Kryetarit dhe znj. Elkeda Domi, Drejtor i Drejtorisë së Administrimit dhe Menaxhimit të Burimeve të Fundme.

Gjatë takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksuan rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërinstitucionale. U diskutua mbi mbështetjen e vazhdueshme të ITU në përfshirjen e Shqipërisë në iniciativa dhe projekte rajonale dhe ndërkombëtare, me fokus të veçantë në rritjen e kapaciteteve teknike dhe profesionale në sektorin e komunikimeve elektronike.

AKEP shprehu gadishmërisë për të thelluar bashkëpunimin me ITU dhe për të kontribuar aktivisht në zhvillimet rajonale dhe globale në këtë fushë.