Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në Forumin Rregullator ERGP – PUASP, i cili u zhvillua më 14 – 15 prill 2026 në Cascais, Portugali, në kuadër të Kongresit të 25-të të Unionit Postar të Vendeve të Evropës Juglindore (PUASP).
Forumi mblodhi autoritete rregullatore nga Evropa dhe rajone të tjera, duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe diskutimin e zhvillimeve më të fundit në sektorin postar. Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e AKEP morën pjesë gjithashtu në workshop-in e organizuar nga ERGP mbi ekonominë e sjelljes (behavioural economics), i fokusuar në përmirësimin e vendimmarrjes së përdoruesve dhe rritjen e transparencës në treg.
Pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar konfirmon angazhimin e AKEP për forcimin e bashkëpunimit me institucionet homologe dhe për përafrimin e kuadrit rregullator kombëtar me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në sektorin postar.



