Categories
Njoftime Slideshow

AKEP MIRATON RREGULLOREN PËR ZBATIMIN E REGJIMIT TË AUTORIZIMIT TË PËRGJITHSHËM NË KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 10, datë 31.03.2026, ka miratuar rregulloren “Për zbatimin e regjimit të autorizimit të përgjithshëm”, në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 54/2024 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”.

Kjo rregullore përcakton kuadrin rregullator për zbatimin e regjimit të autorizimit të përgjithshëm për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Republikën e Shqipërisë, duke vendosur një qasje të unifikuar dhe të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian dhe me parimet e Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike (EECC).

Nëpërmjet këtij akti:

  • përcaktohen rregullat dhe procedurat për hyrjen dhe operimin në tregun e komunikimeve elektronike;
  • saktësohen të drejtat dhe detyrimet e subjekteve që ofrojnë rrjete dhe/ose shërbime;
  • vendosen kërkesa ligjore, teknike dhe financiare të standardizuara për të gjithë operatorët;
  • forcohen mekanizmat mbikëqyrës dhe instrumentet e autoritetit për garantimin e sigurisë së rrjeteve dhe mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve.

Dokumenti synon të krijojë një mjedis rregullator të qëndrueshëm, transparent dhe të parashikueshëm, duke kontribuar në zhvillimin e një tregu konkurrues dhe funksional të komunikimeve elektronike.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare fton të gjitha palët e interesuara të njihen me përmbajtjen e plotë të rregullores, e cila është publikuar në faqen zyrtare të institucionit në linkun:

https://akep.al/wp-content/uploads/2026/04/Rregullore-Per-zbatimin-e-regjimit-te-Autorizimit-te-Pergjithshem.pdf

Gjithashtu, AKEP do të organizojë një takim informues me pjesëmarrjen e operatorëve të tregut të komunikimeve elektronike, ku do të prezantohen në mënyrë të detajuar kërkesat, detyrimet dhe procedurat e reja të parashikuara nga ky akt, si dhe do të ofrohet mundësia për diskutim dhe adresimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e saj.