Categories
Njoftime Slideshow

Bashkëpunimi rregullator evropian në fokus: AKEP merr pjesë në mbledhjen e BEREC në Dublin

AKEP mori pjesë në mbledhjen e 67-të të Bordit të Rregullatorëve të BEREC (Bashkimit të Rregullatorëve Evropianë për Komunikimet Elektronike), përfaqësuar nga anëtarja e Këshillit Drejtues, znj. Edlira Dvorani. 

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet më të rëndësishme në sektorin e komunikimeve elektronike në Evropë, përfshirë Aktin për Rrjetet Digjitale (Digital Networks Act), internetin e hapur, roaming-un, evoluimin e rrjeteve celulare, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe prioritetet e Programit të Punës së BEREC për vitin 2027. 

Pjesëmarrja e AKEP në aktivitetet e BEREC kontribuon në shkëmbimin e përvojave me autoritetet homologe evropiane dhe në përafrimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator shqiptar, me standardet dhe praktikat më të mira të Bashkimit Evropian në fushën e komunikimeve elektronike.

AKEP gëzon statusin e vëzhguesit në BEREC duke marrë pjesë aktivisht në proceset e bashkëpunimit rregullator evropian dhe në diskutimet mbi politikat që ndikojnë në të ardhmen e komunikimeve elektronike në Evropë.