Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë u miratua Rezoluta për Vlerësimin e Veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024, pas shqyrtimit nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
Miratimi i raportit vjen pas prezantimit të detajuar të AKEP në komisionet parlamentare, ku u paraqitën rezultatet dhe zhvillimet kryesore të veprimtarisë për vitin 2024, si dhe prioritetet për vitin 2025.
AKEP vlerëson miratimin e raportit si një konfirmim të angazhimit të vazhdueshëm të Institucionit për forcimin e transparencës, efikasitetit dhe profesionalizmit institucional.
Autoriteti mbetet i përkushtuar të vijojë zbatimin e objektivave strategjike për zhvillimin e tregjeve konkurruese, të qëndrueshme dhe në shërbim të qytetarëve.

