Categories
Njoftime Slideshow

AKEP merr pjesë në takimin e BEREC Contact Network në Letoni

Përfaqësues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) morën pjesë në takimin e BEREC Contact Network (CN), i cili u zhvillua më 12-13 maj 2026 në Jurmala, Letoni.Gjatë punimeve të takimit, anëtari i Këshillit Drejtues të AKEP, z. Armer Juka, mbajti një prezantim të shkurtër, në të cilin shprehu gatishmërinë dhe kënaqësinë e AKEP për të mirëpritur takimin e ardhshëm të BEREC CN, që do të zhvillohet në muajin shtator në Tiranë.

Në kuadër të këtij prezantimi, u promovua gjithashtu Shqipëria si një destinacion mikpritës për pjesëmarrësit ndërkombëtarë të forumit, duke vënë në pah potencialin e vendit për organizimin e aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e komunikimeve elektronike dhe teknologjisë.

Takimi i BEREC Contact Network shërben si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve rregullatore evropiane, me fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe koordinimin e politikave në sektorin e komunikimeve elektronike.